E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ps zgjedh kryesine dhe sekretariatin

E premte 02 Dhetor 2011 1130 LIDERI I PS EDI RAMA NE ASAMBLENE KOMBETARE

Partia Socialiste ka tashme kreret e saj te rinj. Pas votimit e shume oreve numerim qe deshtoi te ishte elektronik e u be me dore u zgjodhen kryesia dhe sekretariati i partise. Gromz Ruci u rizgjodh ne krye te asamblese kombetare te partise socialiste.

Ruci ka kryesuar edhe listen e kryesise se PS-se. Pjese kryesise madje i dyti mbi bazen e votave ka qene edhe Erjon Brace ndonese ky i fundit nuk ka marre pjese ne proces as per ti dhene voten vetes. Por pjese e kesaj tabele nuk kane qene disa prej emrave te propozuar nga klryesocialsiti Rama te cilet nuk kaluan testin e votes si Ethem Ruka Niko Peleshi Maqo Lakrori apo Luiza Xhuvani. Ajo qe bie ne sy ne listat emerore eshte perfshirja e kritikut te tij Arben Malaj por edhe perjashtimi disa anetareve aktuale si Andis Harasani dhe Kastriot Islami te cilet kane qene me pare pjese e sekretariatit. Ndersa kane gjetur miratim edhe sekretaret e propozuar ku nder me i votuari eshte Damian Gjiknuri per ceshtjet zgjedhore me 172 ndersa me pak vota ka marre Erjon Veliaj per ceshtjet e emigracionit. Ne kete asamble u ngrit per here te pare edhe keshilli i te urteve.. Anetare te tij jane figura te njohura por dhe kritike te Edi Rames si ish presidenti Rexhep Meidani Servet Pellumbi Luan Hajdaraga Pandeli Majko Ylli Bufi Sabit Brokaj e te tjere. I ka komentuar si gur themeli per rrugen drejt fitores ne zgjedhjet e ardhshme kryesocalsiti Edi Rama keto votime brenda partise. Jam i kenaqur qe ata qe kane spikatur si mendim ndryshe jane pjese e kryesise se re. Edhe per ta vota e sotme do te jete motivuese e pergjegjesi e re si per te gjithe neshte shpreur Rama. Kryesocialsiti Rama ka sqaruar vete arsyet perse nuk funksionoi numerimi elektronik te cilin e ka quajtur si hap te pare per tiu afruar idese se ketij numerimi ne zgjedhjet e ardhshme. Sipas Rames ne rastin e asamblese nuk u perdoren aparaturat e posacme por kjo sherbeu vetem si prove per procesin.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›