KE-ja jep 63.9 milionë euro për Kosovën
Bashkimi Evropian do ti japë Kosovës 63.9 milionë euro për zhvillimin social-ekonomik të vendit. Fondi është në kuadër të programit vjetor të instrumentit të para anëtarësimit.
Paratë do të shpenzohen për forcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes, reformës së administratës publike, komuniteteve dhe arsimit, adresimin e çështjeve social-ekonomike siç janë financat publike, zhvillimi ekonomik rajonal, përfshirë këtu infrastrukturën, bujqësinë dhe zhvillimin rural, njoftoi zyra e Komisionit Evropian në Prishtinë.
Marrëveshja për fondin e mësipërm është nënshkruar gjatë ditës së sotme nga shefi i Zyrës ndërlidhëse të KE-së, z. Renzo Davidi dhe nga kryeministri në largim, z. Hashim Thaçi.