E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anderlecht refuzon ofertën e Chelseat

Gjatë afatit kalimtar të janarit, Chelsea i bëri Anderlechtit një ofertë për të riun e talentuar, Romelu Lukaku, e cila u hodh poshtë nga klubi belg.

Lajmin e bën të ditur menaxheri i përgjithshëm i Anderlechtit, Herman van Holsbek, i cili konfirmoi se në drejtim të klubit erdhi një ofertë e majme nga Chelsea për sulmuesin Lukaku.

“Chelsea e kërkoi në afatin e janarit, por pas disa konsultimeve me agjentin e lojtarit, vendosëm të refuzojmë ofertën e tyre”, shpjegoi Van Holsbek.

“Dëshirojmë që ai të qëndrojë me ne për një apo dy sezone tjera”, shtoi ai, duke bërë të ditur edhe çmimin e talentit: 30 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›