KE kritikon Shqiperine per ekstradimin e Almir Rrapos
STRASBURG- Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes kritikon ashper Shqiperine dhe sistemin gjyqesor per ekstradimin e Almir Rrapos ish-zyrtarit te Ministrise se Jashtme drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Madje per kete ceshtje eshte thirrur edhe nje mbledhje ne muajin janar pasi edhe me pare ka pasur precedente te tille ku shtetet kane thyer vendimin e KE-se per ekstradimet e rasteve kur rrezikohej denimi me vdekje. David Darchiashvilli raportues per kete ceshtje ka shprehur dje shqetesimin e thelle per vendimin e marre nga autoritetet shqiptare per ekstradimin e Almir Rrapos me 24 nentor. Ky ishte nje injorim i mases se perkohshme detyruese te gjykates qe ky aplikant nuk duhet te ekstradohet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes thuhet ne raportin e tij. Rrapo akuzohet per vepra te renda penale qe ne SHBA rrezikojne denimin e tij me vdekje pasi ky vend e njeh denimin kapital. Por Shqiperia nuk e ka kete denim si pjese e Keshillit te Evropes qe e ka hequr denimin me vdekje. Darchiashvilli eshte raportuesi per nenin 39 te Gjykates Evropiane Per Te Drejtat e Njeriut. Numri ne rritje i shteteve anetare qe i kane injoruar masat e dhena nga gjykata sipas nenit 39 perben shqetesim per asamblene-tha ai.