Berisha Wikileaks asnje surprize per ne

Vjedhja me e madhe ndoshta e te gjitha koherave. Keshtu i cilesoi dje dokumentet e bera publike nga Wikileaks qe perbejne sekret shteteror Kryeministri Sali Berisha. Ne nje prononcim te dhene per emisionin Opinion te Blendi Fevziut ne Tv Klan kreu i qeverise u shpreh se berja publike e dokumenteve sekrete perben nje akt shume te rende. Botimet e Wikileaks faktojne vjedhjen me te madhe ndoshta te te gjitha koherave. Kjo perben nje akt shume te rende. Perben nje thyerje te te gjitha ligjeve dhe rregullave ne mbare boten ekzistojne ligje dhe rregulla ne administrimin dhe perdorimin e dokumenteve zyrtare u shpreh kryeministri. Sipas tij ne te njejten kohe nje akt i tille eshte edhe nje sulm i rende kunder sistemit modern te komunikimit sistemit kabllor cka ngjall pasiguri te madhe pasi ne kete sistem bazohet sot i tere informacioni i botes se sotme. Ndaj edhe ne kete aspekt kjo perben nje rrezik nder me seriozet e kohes theksoi kryeministri. Ne kete kuader ai shtoi se aspekti me i parendesishem ne kete situate eshte qe perdoret nga mediat me padurim si deklaratat copezat apo konsideratat. Sipas Berishes ajo qe eshte e papranueshme eshte cenimi i sigurise se jetes se njerezve apo te sigurise ne shoqerite e lira. Madje ai theksoi se eshte bashkautoresi zbulimi i kontributit te individeve ne perpjekjet kunder terrorizmit.
Eshte bashkautoresi ne rast se zbulon ne papergjegjshmeri te plote kontributin e ketij apo atij individi drejtime apo perpjekjet per tu perballur me sukses me terrorizmin ne Afganistan dhe kudo tjeter ndaj dhe ne teresi kjo eshte nje akt shume i papergjegjshem i rrezikshem kercenues dhe i shemtuar vijoi kryeministri. Per sa i perket autoriteteve shqiptare dhe dokumenteve te botuara per vendin tone kryeministri tha se ky eshte problemi me i thjeshte. Une kam konstatuar se eshte botuar qendrimi yne ndaj te burgosurve te burgut ne Guatanamo nuk ka asgje sekret ne ate qendrim. E kam theksuar edhe theksoj se ne kemi marre vertete ne proporcion ndoshta me shume se cdo vend tjeter por nuk ka asnje medyshje se ne na takon dhe nuk mund te kemi qendrim tjeter pervecse nje mbeshtetje te plote te Shteteve te Bashkuara per te gjitha problemet e sigurise ritheksoi Berisha. Sipas tij qeveria qe ai drejton e ka pershendetur edhe qeverine pararendese me pjesemarrjen e saj ne Irak dhe nje nga vizitat e para qe kryeministri Berisha ka bere ka qene tek ushtaret tane ne Mosul. Une sigurisht kam qene dhe jam ne radhe te pare dhe para se gjithash per qellime te te drejtave njerezore per zbrazjen e burgut te Guatanamos ne kete kontekst me administraten e Presidentit Bush ne morem nje seri te burgosurish nga ky burg dhe te njejtin premtim i beme administrates se presidentit Obama i cili percaktoi zbrazjen e ketij burgu si nje nga drejtimet e politikes se tij dhe ne jemi shume te kenaqur sepse ne fund te fundit nuk eshte se ka shume fusha ku ne mund te ndihmojme SHBA ose mund te bejme larg asaj qe mund te bejme ate qe ato kane bere per ne nenvizoi ai.
Paloka Mund te kercenohen shume gjera
Dokumentet sekrete te publikuara nga siti i internetit Wikileaks nuk duhej te beheshin publike. Te ketij mendimi jane deputetet e te dy kampeve politike si pozites ashtu edhe opozites. Deputeti demokrat Edi Paloka tha se dokumente te tilla per vete faktin se cilesohen si sekrete duheshin ruajtur me kujdes. Sipas tij fakti qe ato nuk behen te njohura per publikun ka nje arsye te vecante sic eshte ruajtja e sigurise dhe e individeve. Une do ti qendroja edhe fjales qe tha zonja Klinton qe kemi te bejme me nje korrespondence midis diplomateve por qe ne fund te fundit politiken zyrtare te Shteteve te Bashkuara e vendos Departamenti i Shtetit dhe jo kjo korrespondence. Buja e madhe qe ka bere bazohet pikerisht tek kurioziteti qe paraqesin keto dokumente. Sigurisht qe gjithsecili do te donte te dinte se cfare eshte shkruar apo se cfare eshte thene - tha Paloka. Por sipas tij ne raste te tilla duhen marre parasysh te gjitha sepse me paraqitjen ne sy te publikut mund te kercenohen gjera te tjera. Nga ana tjeter Paloka tha se duke se fakte te tilla nuk behen te njohura per publikun do te thote se ka nje arsye dhe madje nje arsye te forte qe eshte ruajtja e sigurise te individeve dhe shteteve te ndryshme. Ne kete kuader Paloka shtoi se pavaresisht anes gazetareske transparenca jo gjithnje eshte shume e mire duke e krahasuar me nje ceshtje te tille si dokumentet e bujshme te Wikileaks.
Gjoni Dokumentet sekrete te ruhen me kujdes
Ne te njejten linje me z.Paloka shprehet dhe nenkryetari i Komisionit te Sigurise Kombetare socialisti Ilir Gjoni. Por pavaresisht faktit se berja publike e dokumenteve te tilla mund te krijoje probleme Gjoni shtoi se qeverite ne te tilla situata duhet te ruajne keto dokumente. Sipas deputetit socialist Shtetet e Bashkuara kane dokumente sensitive dhe se paraqitet detyra qe ato te ruhen.
Duke shtuar me pas se gjithsesi faktet e dokumenteve jane relative. Shtetet e Bashkuara te Amerikes duke qene nje superfuqi kane edhe informacione sensitive sidomos ato qe lidhen me armet berthamore apo me veprime te ndryshme te nje impakti global.
Ne kete prizem ato mund te krijojne probleme per sa i perket sigurise tha Gjoni. Por gjithsesi sipas tij eshte detyre e qeverise qe ti ruaje sekretet e saj. Nga ana tjeter Gjoni theksoi se eshte detyre edhe e medias po gjithashtu edhe e drejte e cdo populli per tu informuar per veprimet e qeverise. Institucionet duhet te tregojne kujdes me ruajtjen e dokumenteve pasi materiale te tilla jane konfidenciale vijoi komentin e tij Gjoni.