KE mirepret institucionet kosovare

Komisioni Evropian mirepret krijimin e institucione te reja per te vazhduar punen per integrimin europian dhe per te miren e qytetareve kosovare. Kështu janë shprehur komisionerët europianë Ashton dhe Fyle, në një deklaratë të përbashkët.
“Ne mirëpresim krijimin e qeverisë së re në Kosovë dhe zgjedhjen e presidentit. Shohim para për të bashkëpunuar me to, për të përmbushur prespektivën eurpiane të Kosovës. Kemi besim tek qeveria e re, dhe prioritetet e saj në mënyrë të vecantë për forcimin e administratës publike, rritjes së sundimit të ligjit, dhe sigurimi I integrimit të të gjitha komuniteteve. Ne mirëpresim angazhimin e qeverisë së re në dialogun Prishtinë-Beograd. Gjithashtu, ne do të punojmë ngushtë me kryeministrin dhe ekipin e tij të ri”, thuhet në deklaratën e dy komisionerëve.
Më herët, zëdhënëset e të dy komisionerëve kanë theksuar se gjendja e bllokuar në Kosovë duhet të kapërcehet për të vijuar me reformat integruese.
"Per momentin, ne shprehim vullnetin tone per te punuar me qeverine e re dhe te nisim dialogun mes Prishtines dhe Beogradit. Ky eshte per ne nje prioritet. Qeveria e re, nga ana e saj, duhet te merret edhe me parregullsite e zgjedhjeve te fundit per te bere rregullimet e nevojshme per te ardhmen", tha Natasha Butler, Zedhenese e Komisionerit Fule.
"Per sa i perket zgjedhjes se institucioneve te reja te Kosoves, qeverise dhe presidentit, ne kemi nje qendrim te qarte. Ne presim qe te punojme me qeverine dhe institucionet e reja te Kosoves. Nder objektivat kryesore eshte pergatitja dhe fillimi i dialogut me Beogradin. Konsultimet do te fillojne se shpejti, ndoshta muajin e ardhshem", tha Maja Kacijancic, Zedhenese e Katerin Ashton.
Gjovalin Kola