E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli, pa fjalë për sms-të

Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, ditën e zgjedhjes se presidentit është dukur nervoz, por sot ka thënë se e pranon dhe respekton vendimin e Kuvendit qe ka votuar për Behxhet Pacollin, president. Krasniqi sot në cilësinë e Ushtruesit të detyrës së Presidentit, mori pjesë në pranim dorëzimin e detyrës qe edhe zyrtarisht e mori Behxhet Pacolli.

Krasniqi nuk ka dashur edhe një herë të flasë për atë se çka ndodhi në momentin kur u kërkua pauza.

Sipas tij me këtë çështje duhet të merren organet kompetente. Krasniqi nuk ka komentuar as çështjen e sms-ve të publikuara në media, ai ka thënë se kjo çështje është private. Për sms ku protagonist ishte edhe vet, Behxhet Pacolli, nuk e tha asnjë fjalë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›