E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE perkeqesohet liria e medias


Strategjia e Zgjerimit i kushton vëmendje të posacme këtë vit përkeqësimit të lirisë së shprehjes në mediat e vendeve të Ballkanit dhe Turqisë. Komisioni Europian i permbledh ne dy grupe problemet qe hasen ne kete fushe.

"Sfidat per lirine e shprehjes dhe median perfshijne: nderhyrjet politike, qe here pas here manifestohen edhe permes sistemit ligjor; presionet ekonomike; perdorimi i krimit dhe korrupsionit per te influencuar median
dhe mbrojtja e pamjaftueshme e gazetareve kunder ngacmimeve apo dhe sulmeve te dhunshme.Sfidat ekonomike lidhen me mungesen e transparences dhe perqendrimin e pronesise, mungesen e konkurrences se ndershme dhe mungesen e pavaresise per rregullatoret e tregut. Te gjitha keto ceshtje vendosin kufizime serioze ne shprehjen e mendimeve nga mediat kritike ndaj qeverise dhe dekurajojne gazetarine investigative. Media dhe gazetaret jane shpesh te detyruar te vetecensurohen"", thuhet në dokument.

I nenvizuar ne kete dokument, si element i rendesishem i kriterit politik te Kopenhagenit, garantimi i lirise se shprehjes ne media i kerkohet cdo qeverie qe aspiron te afroje vendin me BE.

"Eshte thelbesore qe vendet e zgjerimit te garantojne peisazhe mediatike te hapura, per te krijuar kushtet per nje gazetari te pavarur me kulture kritike. Transmetuesit publike duhet te permiresojne poziten ekonomike dhe autonomine per te permbushur rolin e tyre. Ne te njejten kohe, njerezit e profesionit te medias duhet te vetangazhohen per vetepershtatje ne perputhje me kodet gjitheperfshirese te etikes dhe te standarteve profesionale", shkruhet në dokument.

Ne maj te ketij viti, Komisioni Europian organizoi dhe nje konference te posacme me gazetaret e Ballkanit dhe te Turqise, enkas per te degjuar opinionin dhe eksperiencat e tyre mbi presionet e qeverise dhe te politikes. Konkluzionet e kesaj konference, sic shkruhet ne dokument, "ushqejne punen e Komisionit ne kete fushe", ndaj ky institucion angazhohet para vendeve anëtare se jo vetem do te monitoroje garantimin e lirise se shprehjes ne media, por dhe se do te percaktoje prioritetet ne kete fushe, per te kushtezuar me zbatimin e tyre, negociatat per anëtaresim ne BE.
 
"Komisioni do te monitoroje nga afer zhvillimet ne kuader te marrveshjeve egzistuese dhe dialogut te strukturuar me vendet e zgjerimit. Ai do te integroje me tej keto ceshtje brenda negociatave per antaresim, posacerisht ne kapitullin e gjyqesorit dhe drejtave themelore. Ai do te identifikoje prioritetet dhe do te inkurajoje perpjekjet e qeverise per te arritur standartet europiane ne fushen e lirise se shprehjes. Per kete qellim, bashkepunimi do te forcohet me partneret e nevojshem ne keto vende dhe organizatat nderkombetare- ne vecanti Keshilli i Europes dhe OSBE. Do te zhvillohet me tej dialogu me gazetaret dhe shoqatat e tyre", thuhet më tej.

Pervec lirise se shprehjes, politikat europiane te zgjerimit per vitet 2011-2012, do te fokusohen ne fushen e sundimit te ligjit, rritjen e bashkepunimit rajonal dhe pajtimit ne Ballkan; rimekembjen e qendrueshme ekonomike dhe pershtatjen me Strategjine Europa 2020; dhe shtrirjen e rrjeteve te transporit dhe energjise.

Pergatiti ARTA TOZAJ

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Brace: Po privatizoni cdo pasuri kombëtare
Nis në kuvend interpelanca me kryeministrin Sali Berisha, e kërkuar nga deputeti socialist Erjon Brace.
Bloomfield: Më shumë shqiptarë në Australi
Ambasadorja e Australisë, jorezidente në Tiranë Jenny Bloomfield, në një intervistë për Top Channel thotë se marrëdhëniet e Australisë më Shqipërinë janë të afërta bazuar në lidhjet e forta mes komuniteve. Ajo ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptar në Australi. Fillimisht amabasadorja Bloomfield komenton marrdhëniet shqiptaro-australiane. Sekuestrimi i makinave të vjetra
Varrezat e makinave duhet të vendosen 1 kilometër larg akseve kombëtare. Akti normativ i qeverisë u miratua pas disa orësh diskutimesh në Kuvend. Sipas shpjegimeve të dhëna nga zëvendësministri i Mjedisit, ministri i Transporteve dhe ministri i Mbrojtjes, ky akt synon të minimizojë rreziqet e aksidenteve rrugore Ruci: Seancë e posacme për paktin
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste propozon që parlamenti të zhvillojë një seancë të posacme ku të diskutohet dhe më pas miratohet pakti i propozuar nga kryetari socialist Edi Rama.
Pezull
Eni Vasili - Intervista e fundit televizive e Kryeministrit të vendit dukej se pati si qëllim kryesor t’u jepte përgjigje zërave se mazhoranca refuzoi të dialogonte me opozitën pas propozimeve të saj për një pakt kombëtar për aspiratat europiane të Shqipërisë dhe sqarimin e qëndrimit të mazhorancës për pika të veçanta, por edhe për frymën e paketës.


Lajmet kryesore

Brace: Po privatizoni cdo pasuri kombëtare
Kryeministri në interpelancë; priten debate
Sekuestrimi i makinave të vjetra
Ruci: Seancë e posacme për paktin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›