KE përshëndet marrëveshjen Turqi-Armeni
"Komisioni vlerëson se është fjala për një hap kurajoz (...) drejt paqes dhe stabilitetit në rajonin e Jugut të Kaukazit dhe për një vendim me të vërtetë historik që tregon se dy palët janë të gatshme për kompromis", njoftoi ai në një komunikatë. Ky nënshkrim "hap perspektiva të reja për zgjidhjen e konflikteve veçanërisht në Nagorny- Karabakh", komentoi komisionerja evropiane e ngarkuar me marrëdhëniet e jashtme, Benita Ferrero-Waldner.
Në fund të një lufte gjashtëvjeçare (1988 - 1994), Erevani mori kontrollin e kësaj enklave të populluar me armenë në Azerbajxhan, aleat i Turqisë që mbylli në 1993 kufirin e tij me Armeninë në shenjë ndëshkimi. "Ftoj Armeninë dhe Azerbajxhanin të intensifikojnë përpjekjet e tyre (...) me qëllim zgjidhjen paqësore të problemeve që ekzistojnë", shtoi komisionerja.
Ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Armenisë nënshkruan dje në mbrëmje në Zyrih marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, të përndjekura që prej një shekulli nga kujtimi i masakrave dhe internimeve të armenëve në 1915-1917.