E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan i vë kushte Armenisë

"Ne dëshirojmë që të gjithë kufijtë të hapen në të njëjtën kohë...Por përsa kohë që Armenia nuk tërhiqet nga territoret azerbajxhanase që ka pushtuar, Turqia nuk mund të ketë një qëndrim pozitiv ndaj kësaj çështjeje", tha Erdogan gjatë një takimi në Ankara me instanca drejtuese të partisë së tij.

Marrëveshjet e nënshkruara dje parashikojnë hapjen e kufirit turko-armen, të mbyllur që prej vitit 1993 nga Turqia në mbështetje të aleatit të tij turqishtfolës të Azerbajxhanit pas marrjes së kontrollit nga Armenia  të enklavës armene në territor azerbajxhanas, Nagorny-Karabakut dhe të territoreve azerbajxhanase aty pranë. Marrëveshjet parashikojnë  gjithashtu  vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›