KE projekt per vleresimin e kushteve ne shkolla
Per here te pare ne Shqiperi nga nje projekt i huaj i financuar nga Komisioni Evropian do te kete nje inventar te kushteve ne te cilen mesojne nxenesit ne Shqiperi. Sipas nje monitorimi te bere ne rreth 4700 institucione arsimore ne vend jane evidentuar nje sere problematikash. Ne kopshte ndertesat pajisjet dhe mjetet didaktike jane ne gjendje te dobet dhe larg standardeve. Shkollat 9-vjecare kryesisht ne zonat rurale kane infrastrukture fizike jashte standardeve duke ndikuar ne cilesine e te mesuarit. Ndersa shkollat e mesme te pergjithshme dhe profesionale kane probleme me infrastrukturen mungesen e pajisjeve laboratorike dhe mesimi behet me 2 ose 3 turne. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj pranon problematiken duke thene se duhen nderhyrje per te rritur cilesine.Nepermjet ketij projekti Ministria e Arsimit dhe drejtorite arsimore do te kene online nje database ku do te pasqyrohet gjendja aktuale. Kjo ne menyre te tille qe MASH te beje nje parashikimi me te qarte se ku duhet nderhyre dhe sa para duhen investuar ne infrastrukturen e shkollave.