Konferenca Dhuna ne familje se shpejti veper penale

Tashme eshte bere tradite qe 16 Ditet kunder Dhunes ndaj Gruas dhe Dhunes ne Familje qe celen cdo vit ne 25 nentor ne mbare boten ne Shqiperi te finalizohen me nje konference kombetare e cila mbledh se bashku te gjithe aktoret e angazhuar ne sfidat dhe luften e perbashket kunder dhunes ndaj gruas dhe dhunes ne familje per te bere analizen e punes prezantuar arritjet dhe per te percaktuar hapat qe duhet te ndermerren ne te ardhmen.
Ne ditet e sotme edhe pse ne kohet me te zhvilluara te shoqerise dhuna ne familje dhe dhuna ndaj gruas vazhdon te jete nje fenomen shqetesues dhe i pranishem ne vendin tone. Kjo ka qene tema qe eshte diskutuar ne konferencen e organizuar kunder dhunes ndaj gruas dhe dhunes ne familje te organizuar nga Ministria e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanceve te Barabarta me mbeshtetjen e Zyres se Keshillit te Evropes dhe UN Women. Te dhenat me te fundit statistikore nga drejtorite e policive konfirmojne se fushatat sensibilizuese kane pasur efekt pozitiv pasi verejme se edhe ne 11-mujorin e vitit 2011 numri i denoncimeve eshte rritur duke arritur ne 2029 denoncime nga 1998 denoncime te regjistruara nje vit me pare. Po ashtu gjeografia e denoncimeve ka perfshire te 12 qarqet madje nuk mungojne edhe denoncimet nga zonat rurale tregues ky i ndergjegjesimit se dhuna nuk duhet toleruar por denoncuar. Ministri Spiro Ksera tha se gjate vitit 2011 institucionet shqiptare jane angazhuar ne hartimin dhe miratimin e akteve ligjore dhe nenligjore ne mbeshtetje te viktimave te dhunes ne familje.
Dhuna
Gjate konferences ministri Ksera prezantoi edhe nismen e Ministrise se Punes per perfshirjen e dhunes ne familje ne Kodin Penal duke e parashikuar ate si veper penale dhe duke forcuar sanksionet per dhunuesit. Propozimet Ministria e Punes tashme ia ka kaluar komisioneve perkatese ne Kuvend te cilat aktualisht ndodhen ne procesin e diskutimit te ndryshimeve ne Kodin Penal - deklaroi Ksera i cili u beri thirrje deputeteve te te gjithe kraheve te politikes ti mbeshtesin keto ndryshime qe synojne ashpersine e ligjit ndaj dhunuesit pasi ndryshimet ne Kodin Penal kerkojne voten e 3/5 te deputeteve te Kuvendit per tu miratuar. Kjo eshte nje nga nismat qe ka dhe mbeshtetjen e faktoreve te jashtem te cilat e kane kerkuar kete ligj dhe me pare. Duke pare qe dhuna eshte nje fenomen qe nuk po ngadaleson ritmet eshte menduar qe te behet nje denim i rende per te gjithe ata qe e ushtrojne ate. Ky ligj do ti propozohet parlamentit ne muajin janar dhe pritet qe te kete dhe bashkepunimin e opozites pasi eshte nje nga problemet qe shqeteson te gjithe shoqerine shqiptare.
Konferenca
Konferenca u pershendet edhe nga Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli koordinatorja rezidente e OKB-se znj. Zineb Touimi-Benjelloun shefi i Zyres se Keshillit te Evropes Shqiperi z. Marco Leidekker shefja e sektorit kunder dhunes ndaj grave dhe dhunes ne familje ne Keshillin e Evropes znj. Liri Kopaci-Di Michele.Kete vit konferenca u fokusua ne prezantimin e Konventes se Keshillit te Evropes Per parandalimin dhe luften kunder dhunes ndaj grave dhe dhunes ne familje e cila pas miratimit nje muaj me pare nga Keshilli i Ministrave te Shqiperise pritet te firmoset ne 19 dhjetor nga ministri i Punes Spiro Ksera ne emer te qeverise. Kjo konvente jo vetem do te kete mbeshtetjen time dhe te qeverise por do te perpiqemi qe te shtrihet ne te gjithe territorin ku dhuna te mos jete me nje fenomen i veshtire per tu parandaluar - tha Ksera.