E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE qorton Beogradinper bojkotin eceremonise Nobel

BRUKSEL- Komisioni Europian paralajmeroi dje Serbine se vendimi per te hequr dore nga prania ne ceremonine e dorezimit te cmimit Nobel per nje disident kinez do te dergonte nje mesazh te gabuar ne lidhje me gadishmerine e saj ne progresin drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian.

Serbia eshte nje nga disa shtete e cila planifikon te bojkotoje mbremjen gala per dhenien e Nobelit te Paqes per Liu Xiaobo qe do te zhvillohet neser. Nderkohe qe Kina ka ngritur nje fushate te papare kunder nderimit te ketij aktivisti te burgosur.

Duke mbajtur anen e Kines Beogradi sfidon mbeshtetjen e BE per cmimin qe Pekini e ka damkosur si nje gje te turpshme

Ne jemi shume te zhgenjyer rreth ketij vendimi te mundshem ka thene zedhenesja i KE-se Angela Filote ne nje konference per shtyp.

Ne presim qe nje vend me aspirata per tu bashkuara me BE-ne te ndaje plotesisht vlerat e BE... dhe te koordinoje pozicionin e saj me pozicionin e vendeve te tjera anetare- tha ajo citon agjencia Reuters.

Qe prej aplikimit per anetaresim ne BE nje vit me pare Serbia eshte perballur me nje sfide te ashper duke u perpjekur per te bindur bllokun se institucionet e saj demokratike dhe mbrotja e te drejtave te njeriut jane ne standardet e BE

Serbia ka nje sere marreveshjesh ekonomike dhe tregtare me Kinen. Gjithashtu kjo e fundit mbeshtet qendrimin e Beogradit per Kosoven ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.

Duke shpjeguar vendimin e Beogradit ministri i Jashtem Vuk Jeremic deklaroi se Serbia po i kushtonte nje vemendje te vecante marredhenieve bilaterale me Kinen

Ne krah te Kines shtetet e tjera te cilat kane deklaruar bojkotin e kesaj ceremonie jane Rusia Kazakistani Kolumbia Tunizia Arabia Saudite Pakistani Iraku Irani Vjetnami Afganistani Venezuela Filipinet Egjipti Sudani Ukrahina Kuba dhe Maroku.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›