E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga njeh 16 ekipet e kualifikuara

TIRANEuml- Totenhem Shalke Mancester Junaitid Barcelona Real Madrid Celsi Bajern Munih dhe Shahktar Dontesk si vende te para ne grupet e tyre dhe Lioni Valencia Interi Kopenhageni Milan Marseja Roma dhe Arsenali si vende te dyta jane 16 te kualifikuarat e medha te Liges se Kampioneve per ne raundin e pare me eliminim direkt.

Edhe pse i kualifikuar e ne vendin e pare ne grupin E Bajerni nuk e fali Baselin e tre shqiptareve ndash Shaqiri Ferhati dhe Xhaka ndash duke fituar me rezultatin e thelle 3-0 ne Alianz Arena. Riberi dhe Timoshuk shenuan dy gola brenda dy minutash ndash 35 dhe 37 ndash nderkohe qe francezi shtoi dhe nje te trete ne te 50.
Roma zuri nje vend midis 16 me te mirave fale barazimit 1-1 ne Rumani ndaj Kluzhit. Marko Borrielo realizoi ne minuten e 21-te golin qe u dha romaneve te Klaudio Ranierit vendin e dyte ne grup. Per Kluzhin shenoi Traore ne minuten e 88-te.
Ne grupin F Marseja fitoi 1-0 me Celsin ndash Brandao autori i golit te vetem 81. Sllovaket e Zilines humben 2-1 me Spartakun e Moskes pavaresisht se shenuan te paret - gol i Majtanit por me ruset qe u kunderpergjigjen me ane te Aleksit dhe Ibsonit.
Ne grupin G Milani zhgenjeu para shikuesve te tij ne humbjen 2-0 me Ajaksin e Amsterdamit. Pas nje pjese te pare pa gola ne San Siro holandezet shenuan ne fraksionin e dyte me ane te Zeuv dhe Alderuejreld. Milani ishte i kualifikuar si skuadra e dyte nderkohe qe Ajaksi do te vazhdoje me tej ne Ligen e Europes.
Reali i Madridit vazhdoi paraqitjet bindese ne Ligen e Kampioneve duke mposhtur 4-0 francezet e Okserit ne Santiago Bernabeu. Heroi i takimit ishte sulmuesi i kombetares franceze Karim Benzema autori i nje triplete te mrekullueshme. Kristiano Ronaldo shkroi emrin e tij ne kete fitore qe e coi ne 15 golat e shenuar nga Reali ne gjashte ndeshjet e fazes se grupeve.
Ne grupin H Shahktari e mbylli ne vendin e pare fale fitores 2-0 ndaj nje prej rivaleve me gola te realizuar nga Rat dhe Adriano. Arsenali e mbylli ne vendin e dyte duke mundur serbet e Partizanit te Beogradit me rezultatin 3-1 pavaresisht se e mbylli takimin me dhjete lojtare Sanja me te kuqe. Van Persi me penallti Uallkot dhe Nasri shenuan golat per topcinjte londineze ndersa golin e nderit per serbet ndash e vetmja skuader bashke me Zilinene qe nuk fitoi asnje pike ne fazen e grupeve ndash e realizoi Kleo.

- Ndeshjet e 6-ta ne grupet E F G H

Grupi E
Bayern Munich 3-0 Basel
CFR Cluj 1-1 AS Roma

Nr. Ekipi N F B H G Pike
1 Bayern M. 6 5 0 1 16-6 15
2 Roma 6 3 1 2 10-11 10
3 Basel 6 2 0 4 8-11 6
4 CFR Cluj 6 1 1 4 6-12 4

Grupi F
Marseille 1-0 Chelsea
Zilina 1-2 Spartak Moske

Nr. Ekipi N F B H G Pike
1 Chelsea 6 5 0 1 14-4 15
2 Marseille 6 4 0 2 12-3 12
3 Spartak M.6 3 0 3 7-10 9
4 Zilina 6 0 0 6 3-19 0

Grupi G
Milan 0-2 Ajax
Real Madrid 4-0 Auxerre

Nr. Ekipi N F B H G Pike
1 Real Madrid 6 5 1 0 15-2 16
2 AC Milan 6 2 2 2 7-7 8
3 Ajax 6 2 1 3 6-10 7
4 Auxerre 6 1 0 5 3-12 3

Grupi H
Arsenal 3-1 Partizan B.
Shakhtar Donetsk 2-0 Braga

Nr. Ekipi N F B H G Pike
1 Shakhtar 6 5 0 1 12-6 15
2 Arsenal 6 4 0 2 18-7 12
3 Braga 6 3 0 3 5-11 9
4 Partizan B.6 0 0 6 2-13 0.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›