E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE reagon për Metën: Do e përfshijmë në progres- raport. Sundimi i ligjit, themelor për vendin

Share

Komisioni Evropian ka reaguar menjëherë për vendimin e Gjykatës së Lartë për Ilir Metën, i cili u shpall i pafajshëm pas akuzave për korrupsion. Me sytë nga drejtësia shqiptare për këtë vendim të rëndësishëm, në Bruksel duket qartë pakënaqësia, por zëdhënësja e Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle, tha se KE nuk komenton vendimet e gjykatave. Më tej në deklaratën e KE-së thuhet se: Nuk kemi autoritet të komentojmë vendimet e veçanta të gjykatave në Shqipëri, por kjo çështje do të vlerësohet gjatë publikimit të raport-progresit të ardhshëm të Komisionit për Shqipërinë. Ndërkohë KE thekson se sundimi i ligjit është thelbësor për rrugën evropiane të çdo vendi duke paralajmëruar se do të vlerësohet performanca në çdo prioritet kyç dhe më pas do të jepet vlerësimi.

Komisioni Europian u tregua i gatshëm që të japë ekspertizë të pavarur për videon Meta- Prifti. Edhe ambasadori amerikan pati deklaruar se ekspertët e vendit të tij, janë shumë të njohur. Por në vend të kësaj, Gjykata vendosi të përzgjedhë tre ekspertë të palicencuar shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›