E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, Ina Rama: Nga Gjykata e Lartë presim drejtësi

TIRANË- E vënë në qendër të akuzave për çështjen e video përgjimit Meta-Prifti dhe si një organ që mbështet politikën e rrugës, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Ina Rama ka deklaruar sot se pret drejtësi nga Gjykata e Lartë.

Në përgjigje të interesit të medias, për këtë cështje, Ina Rama ka theksuar se prokuroria e ka bërë tashmë detyrën e saj në këtë çështje.

Ne nga Gjykata e Lartë presim të japë drejtësi. Ne e kemi bërë prezent qëndrimin tonë e kemi konkluduar në pretencë, është ajo që mendojmë se është e drejtë. Tani fjala e fundit i takon Gjykatës, është ai organ që jep drejtësi- tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›