KE rekomandon dhënien e statusit për Shqipërinë

Komisioni Europian rekomandon dhënien e statusit së kandidatit për Shqipërinë. Ndërsa ka prezantuar para komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian raport progresin për Shqipërinë, Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle ka theksuar se vendi ynë ka bërë progress domethënës. Sipas tij është bërë progres në disa reforma subsenciale por kërkohen marrëveshje të mëdha politike.
“Shqipëria ka bërë progres domethënës por duhet të arrihen marrëveshje edhe më të mëdha politike. Është arritur sukeses për disa reforma substenciale. Duke pasur parasysh këto Komisioni Europian rekomandon se këshilli t`i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat me kusht që të ketë të tjera reforma, në sistemin gjyqësor por edhe në reformat parlamentare” ka theksuar Fyle.
Sipas tij, Komisioni beson se një pjesë e mirë e prioriteteve është zbatuar nga Shqipëria por duhen ende përpjekje nga vendi ynë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjithashtu, komisioneri Fyle ka paraqitur progres raportin edhe për vende të tjera të Ballkanit duke theksuar se të gjitha kritikat e paraqitura në raport duhet të merren parasysh nga të gjitha vendet.
Ai ka theksuar më tej se të gjitha vendet aspirante për në Bashkimin Europian duhet të plotësojnë një sërë kriteresh si zbatimi i ligjit dhe reformat ekonomike.
Sa i përket Kosovës, komisioneri Fyle ka theksuar se duhet të respektohet integriteti territorial i saj. Sipas tij, duhet të respektohen minoritet dhe pakicat etnike në Kosovë por shtoi se është i domosdoshëm edhe përmirësimi i marrëdhënive mes Beogradit dhe Prishtinës.
vijon..