E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Instituti i Gjeo-Shkencës, me rëndësi jetike për sigurinë

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se instituti i Gjeo-Shkences ka një rëndësi jetike për sigurinë kombëtare.
 

Duke folur në inagurimin e rikonstuksionit të këtij instituti, kryeministri Berisha premtoi se qeveria do të mbështesë projektet dhe kërkimin shkencor por edhe do të financojë për një teknologji më moderne.
 

"Ky institut është i një rëndësie të jashtëzakonshme për vendin. Së pari ky institut është për sigurinë kombëtare dhe energjencën. Është çështje e sigurisë kombëtare dhe të dhënat në këtë aspekt janë të një rëndëise jetike për parashikimet, trajtimin, menaxhimin e tyre, qofshin ato me ujërat, zjarret, tërmet apo të tjera” tha Berisha.

Ai gjithashtu ka kërkuar që ky institut të jetë tempulli i studimeve më serioze në fushën e gjeo-shkencës. Kjo kërkon një hapje ndaj të gjithë atyre studjuesve brenda universitetit dhe jashtë tij që së bashku me ju duan të studiojnë problematikat. Unë jam dakort që numri i punonjësve të shtohet sipas nevojave” shtoi më tej kryeministri.

vijon..
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›