KEDS përshëndet arrestimin e zyrtarit që pranoi ryshfet

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka përshëndetur lajmin për arrestimin e zyrtarit të KEDS nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shpërdorim i pozitës zyrtare” dhe ”Marrje e ryshfetit” në rajonin e Prizrenit. Rasti ka ndodhur në rajonin e Prizrenit.
“KEDS qëndron për ofrim të drejtë dhe transparent të shërbimeve dhe besojmë që raste të tilla individuale nuk duhet të ndodhin. Me këtë sigurojmë të gjitha institucionet dhe / ose individët me informata për raste të tilla që KEDS do të ketë gjithmonë dyert e hapura për bashkëpunim të plotë për zgjidhje të këtyre raste. Si KEDS, nuk dëshirojmë të ofrojmë hapësirë ose komoditet për zyrtarët tonë që të përfshihen në raste të tilla korruptive dhe të shfrytëzimit të pozitës zyrtare” thuhët në komunikatën e lëshuar për media.
KEDS, vlereson se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme kundër personit të arrestuar në përputhje me rregullat e mbrendshme dhe thekson që raste të tilla nuk do të tolerohen.
“Për më shumë, nuk n’a është dashur kohe e gjatë të kuptojmë gjendjen aktuale në sektorin e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë dhe kjo ka fuqizuar devotshmërinë tonë për përmirësim të mëtutjeshëm dhe për ngritje të cilësisë. Si konsorcium besojmë që sfidat e tilla do të ndihmojnë në përmirësimin e punës sonë. Rastet e tilla i vlerësojmë të jenë sfida dhe edhe njëherë lusim të gjithë për bashkëpunim të plotë me qëllim që të tilla raste të mos përsëriten. Përveç kësaj, kërkojmë nga të gjithë durim, besim dhe vlerësim të devotshmërisë sonë për përmirësimin e jetës së qytatarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga KEDS./Indeksonline/