Konsensus politik dhe koordinim me faktorin ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, me të cilën ka diskutuar për rrjedhën e negociatave për normalizim të raporteve me Serbinë, zgjedhjet lokale në Kosovë dhe bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me EULEX-in.
Kuçi e informoi Ambasadoren e Francës lidhur me rrjedhat e negociatave dhe për rolin përmbajtjesor dhe konstruktiv të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësie në këtë aspekt.
Lidhur me bashkëpunimin e institucioneve vendore me institucionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë,
Kuçi shprehi gatishmërinë që të vazhdoj bashkëpunimin me EULEX-in në kuadër të ligjeve të Kosovës, ndërsa për çdo vendim tjetër ai tha se do t’i paraprije konsensusi politik në bashkëpunim dhe bashkë-koordinim me EULEX-in dhe faktorët tjerë me rëndësi në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Kuçi ka falenderuar Ambasadoren Daviet për kontributin shumë dimensional që shteti i saj ka dhënë dhe po jep për Republikën e Kosovës.