KE:Kosova duhet të përmbushë kriteret afatshkurtëra

Komisoni Europian ka miratuar Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën.
Ky studim konfirmon se kjo marrëveshje mund të vendoset ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës në një situatë ku vendet anëtare të BE-së mbajnë qëndrime të ndryshme rreth statusit të Kosovës.
“Komisioni do të propozojë negociimin e direktivave për një marrëveshje të Stabilizim Asociimit me Kosovën kur ajo të bëjë progres në përmbushjen e një numri të prioriteteve afat shkurtëra, thuhet në raport.
Është thelbësore që Kosova të vazhdojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe të angazhohet konstruktivisht në një varg çështjesh, me ndërmjetësimin e BE-së.
Një përmirësim i dukshëm dhe i qëndrueshëm në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm, në mënyrë që të dyja vendet t`i vazhdojnë rrugët e tyre drejt BE-së. Asnjëra palë nuk mund ta bllokojë palën tjetër gjatë këtyre përpjekjeve.
“Sa i përket problemeve në veri të Kosovës, respektimi i disa nevojave të rëndësishme për popullsinë atje do të jetë një element thelbësor i këtij progresi”, thuhet ndër të tjera në raport.