E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi, seancë për sulmin në konsulatën në Libi

Një komitet në Kongresin amerikan pritet të mbajë sot një seancë lidhur me situatën e sigurisë, pas sulmit vdekjeprurës para një muaj në konsulatën amerikane në Libi.
 

Si pasojë e sulmit të 11 shtatorit në misionin Benghazi u vra ambasadori amerikan në Libi, Chris Stevens dhe tre pjesëtarë të tjerë amerikanë të personelit të ambasadës.
 

Në prag të seancës, zyrtarët amerikanë thonë se nuk ka pasur informacione se ky sulm do të vinte në këtë mënyrë dhe nuk kishte pasur “asgjë të pazakontë” rreth misionit Benghazi përpara këtij sulmi.
 

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të shtetit kanë sugjeruar që sulmi mund të jetë shkaktuar nga protestat lidhur me një video të prodhuar në Amerikë, e cila tallej me Profetin Muhamed.
 

Incidenti ka shkatuar një debat të ashpër në Washington, vetëm disa javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në vend.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›