KESH Borxhet e CEZ nga 2010

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare hedh poshtë si totalisht të pavërtetë deklaratën e bërë nga përfaqësuesit e kompanisë “CEZ Shpërndarje”, lidhur me borxhin që kjo kompani i ka KESH-it.
Përmes një deklarate KESH sqaron se, është i pavërtetë pretendimi i “CEZ”, se borxhi ndaj KESH është i trashëguar dhe është krijuar kur sektori i shpërndarjes së energjisë ishte në varësi të shtetit (ish-OSSH).
Për të sqaruar opinionin publik, KESH bën me dije se borxhi në vlerën e 55 milionë eurove, që së bashku me kamatvonesat kap vlerën e rreth 58 milionë eurove, një debit që njihet edhe nga “CEZ Shpërndarje”, është krijuar duke filluar nga muaji nëntor i vitit 2010 e në vijim.
Pra, “CEZ Shpërndarje” ka 13 muaj që nuk i paguan KESH-it energjinë që ai e furnizon dhe që më pas iu kalon konsumatorëve.
Si pasojë e këtyre detyrimeve të papaguara, thuhet në deklaratë, të cilat “CEZ Shpërndarje” duhet t’i kishte paguar në bazë të kontratës që ka me KESH-in.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ndodhet aktualisht në vështirësi financiare. KESH thotë se po importon aktualisht energji duke përdorur 45 milionë euro overdrafte që i ka marrë për të garantuar burimet për blerjen e energjisë elektrike dhe për të furnizuar pa ndërprerje konsumatorët.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Harasani: Të parashikohen fonde për KESH-in në buxhet
"Të reagojmë për krizën energjitike"
CEZ: Njohim borxhin ndaj KESH
Piramida në Gjykatën Kushtetuese
Sequi: Rritet numri i azilkërkuesve
Lac, ekzekutohet me armë një shtetas