KESH importi i shtrenjte

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, Ëngjëll Zeqo thotë se kriza e energjisë, që ka prekur rajonin, po rrit me shpejtësi cmimet në treg.
"I gjithë rajoni është në një krizë prodhimi për shkak të thatësirës. Situata është e vështirë në të gjithë Europën dhe duke qenë e tillë raporti ofertë-kërkesë bën edhe ndryshimin e cmimit. Duke qenë edhe një kërkesë shumë e madhe ka cuar në rritjen e cmimit, pasi gjithë vendet e rajonit po importojnë", tha Zeqo.
Kreu i KESH-it thotë se kjo nuk e rrezikon furnizimin me energji të vendit, por sjell rritje të faturës që Shqipëria duhet EnergjiaKriza e sistemit energjitik Energjia, biznesi kundër rritjes së cmimit Zeqo: Garantojmë energji të paguajë për importin.
"Kjo është e garantuar me kontratën që ne kemi dhe nuk përbën ndonjë rrezik për pjesën e energjisë. Kontratat janë shumë të besueshme, të garantuara dhe pjesa e prodhimit të energjisë garantohet prej prodhimeve të tjera alternative", tha Zeqo.
Qeveria u detyrua të jepte mbështetjen e parë financiare për Korporatën, e cila gjithsesi mjafton vetëm për të mbyllur faturat e këtij fundviti.
"Ne kemi mbështetje për faturat nga qeveria për pagesën e faturave të importit, që i takojnë muajve nentor-dhjetor. Fatura shkon rreth 5-6 miliardë lekë", sqaron Zeqo.
Por kriza nuk përfundon me fundin e vitit. Pasiguritë më të mëdha lidhen me vitin tjetër, ku nëse thatësira vazhdon KESH-it do t'i nevojiten të tjera financime të mëdha.
"Nëse do të marrim këtë nivel cmimesh, nëse do të marrim maksimumin e mundshëm të importit, që ne duhet të bëjmë, kjo kalon në një faturë mbi 100 milionë euro. Ka dy mundësi për të siguruar, nëpërmjet pagesave të CEZ-it dhe mbështetjes se qeverisë për pagesat e këtyre faturave", tha kreu i KESH.
Shqipëria është duke importuar sasi rekord energji deri në 17 milionë kilovat orë në ditë, për të plotësuar nevojat e tregut vendas. Rezervat hidrike janë në pikat më të ulëta, rreth 259 metër në Fierzë, pranë nivelit ku hidrocentrali nuk prodhon më.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Hipotekat, Tiranë, nis regjistrimi
Në Shqipëri po ndërtohet sistemi i ri i regjistrimit të pasurive të paluajtshme, bazuar në ligjin e ri, i cili synon regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme, raportoi “Shqip” në numrin e së premtes. Tunelet pengojnë ndërtimin e rrugëve
Qeveria shqiptare është vendosur në vështirësi serioze sa i takon ndërtimit të rrugëve me tunele, pasi një pjesë e projekteve janë hartuar duke u bazuar me një kalim (galeri), në një kohë kur Bashkimi Europian ka ndryshuar kushtet, raportoi ditën e premte e përditshmja “Shqip”. BSH ul normën e interesit
Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit në minimumin historik, prej 4.75 për qind, për t’i dhënë një stimul të ri ekonomisë së goditur nga kriza. Kriza, skenarët për euron
Paniku që ka mbjellë kriza e eurozonës ka celur mes ekspertëve debatin, se sa larg mund të shkojë kjo situatë. Andis Harasani dhe Sybi Hida thonë se përtej asaj cfarë po ndodh, skenari i braktisjes së euros duket i pababazë. Po nëse euro "vdes"?!
Përkeqësimi i krizës europiane përtej parashikimeve më pesimiste, duke vënë në pikëpyetje tani edhe vetë ekzistencën e euros, ngre shqetësimin se cilat do të jenë pasojat në Shqipëri.
Lajmet kryesore
Mblidhet Asambleja socialiste
Anëtarët e rinj do të votojnë për kryesinë e partisë
Blushi: Gafat e Edi Ramës
Veriu i Kosovës, "The Guardian": BE të angazhohet për zgjidhjen
Rregullorja e re e Kuvendit, nis punën komisioni