Pasaportat Korce procesi i ngadalte

Pajisja me pasaporta biometrike në qytetin e Korcës ka sjellë zvarritje për qytetarët.
Forma e re e aplikimit ku qytetarët duhet fillimisht të plotësojnë një formular i cili më tej verifikohet për të përjashtuar problemet me ligjin që mund të kenë ata, apo edhe për të vërtetuar saktësinë e gjeneraliteteve të tyre, duket se është një zgjatje e procedurës fillestare të aplikimit e cila sorollat edhe më tej qytetarët.
Pritshmëria e lartë dhe kjo vonesë në prag të pushimeve të fundvitit mund t'i sjellë edhe më tepër shqetësime aplikantëve të cilët ankohen për zvarritjet me të cilat përballen si dhe për shpenzimet e shtuara nga kjo procedurë.
Mësohet se personat e parë të cilet kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta biometrike duke plotësuar formularin e ri, i cili më tej verifikohet, ende nuk kanë marrë përgjigjen e verifikimit.
Askush nuk jep sqarime apo nuk merr përsipër një përgjegjësi për vonesën që u shkaktohet personave që janë të interersuar për t’u pajisur me këtë dokument
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Rruga e Adrianopolit, e shkatërruar
Rruga turistike që të con në drejtim të njërën prej zonave më të rëndësishme arkeologjikë në Luginën e Drinosit është plotësisht e rrënuar. Korcë, masa për qarkullimin e mjeteve
Stina e dimrit e cila në rajonin jug-lindor priret të jetë e karakterizuar më së shumti nga reshjet e borës, ka bërë që nga ana e Drejtorisë së Rrugëve të merren masa për menaxhimin e situatave problematike dhe për shmangien e bllokimit të segmenteve të ndryshme rrugore. Kakavijë, fluks lëvizjesh në hyrje e dalje
Rreth 15 mijë shtetas shqiptarë dhe 1000 të huaj kanë hyrë gjatë kësaj jave në Shqipëri prej pikës së kalimit kufitar të Kakavijes.
Festohet Nata e Bardhë
Edhe këtë vit në natën e bardhë, një festë jo zyrtare por që kremtohet prej disa vjetësh në Tirane, kanë gëluar rrugët nga njerëzit e shumtë që kishin dalë për të festuar deri në orët e para të mëngjesit. Elbasan, mungesë uji
Burimet që furnizojnë ujësjellësin e Elbasanit kanë pësuar rënie drastike për shkak të thatësirës dhe në qytet ka mungesa të theksuara me furnizim.
Lajmet kryesore
Mblidhet Asambleja socialiste
Anëtarët e rinj do të votojnë për kryesinë e partisë
Blushi: Gafat e Edi Ramës
Merkel si Sarkozy: Të ribëjmë Europën
Veriu i Kosovës, "The Guardian": BE të angazhohet për zgjidhjen
Videoja Meta- Prifti, prokuroria thërret dëshmitarët