E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH ne veshtiresi financiare


Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, kompania nën pronësi. shtetërore që kryen furnizimin me energji elektrike të vendit, është aktualisht në vështirësi financiare dhe ka kërkuar trefishim të çmimit me të cilën e shet energjinë, një rritje kjo që duket se është e vetmja zgjidhje.

Sipas gazetës “Shqip”, KESH ka kërkuar zyrtarisht nga Enti Rregullator i Energjisë, t’i rritet çmimi me të cilin shet energjinë te OSSH-ja, nga 1.48 lekë që është për vitin 2010, në 5.03 lekë për vitin e ardhshëm, por vetë drejtori i ERE-së ka deklaruar më herët se nuk ka ndër mend ta rrisë çmimin.

Çmimi prej 1.48 lekësh mjafton për të mbuluar koston e prodhimit të energjisë elektrike me hidrocentrale, por nuk mjafton për të paguar faturat e importit të dritave.

Skema aktuale e tregut të energjisë elektrike, që u krijua pas privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, e ngarkon KESH-in me detyrimin për të furnizuar shpërndarjen me një sasi të caktuar energjie, pavarësisht sasisë së prodhimit në hidrocentrale.

KESH pati të ardhura të bollshme gjatë vitit 2010, kur qe në gjendje të furnizonte CEZ Shpërndarjen dhe të eksportonte një pjesë të konsiderueshme të prodhimit të vet me çmime të larta në tregun rajonal.

Bilanci i korporatës nuk është publik, por Ministria e Financave thotë se në maj të këtij viti, KESH kreu pagesën e tatimit mbi fitimin në masën 1,147 milionë lekë (rreth 8 milionë euro), gjë që nënkupton që fitimet e saj për vitin 2010 kanë qenë neto rreth 80 milionë euro.

Si pasojë e kësaj, ERE-ja ia uli çmimin e shitjes KESH-it për t’ia rritur Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Por këtë vit, KESH nuk pati mundësi të prodhonte aq sa në vitin 2010 dhe aktualisht po importon 10 milionë kWh në ditë, me një kosto prej afërsisht gjysmë milioni euro në ditë.

Plotësimi i kërkesës së KESH-it për rritjen e çmimit të energjisë për vitin 2012 mund ta rrisë çmimin final, që aktualisht është rreth 10 lekë për kWh, në masën 30-40 për qind.

Zgjidhja tjetër që i mbetet qeverisë për të shmangur rritjen e çmimit është financimi i KESH-it nga buxheti i shtetit, por shuma e përgjithshme e nevojshme për të mbuluar importimin e energjisë elektrike arrin në dhjetëra milionë euro, ndërsa buxheti i shtetit është aktualisht në vështirësi, pa pasur nevojë për faturë shtesë.

Pak ditë më parë, një raport i Bashkimit Evropian vlerësonte se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro përsa i përket zhvillimit në fushën e energjitikës.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Puna jashtë orarit, pa pagesë edhe për 2012
Punonjësit e administratës publike ka gjasa që do të mbeten edhe në vitin 2012 pa pagesë për punën jashtë orarit apo ditëve të pushimit, pasi buxheti i shtetit nuk ka programuar fonde për këto pagesa. Malaj: Pakt politik për borxhin
Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, propozoi në kuvend një marrëveshje të gjerë politike për të ulur borxhin publik dhe vënë nën kontroll financat e vendit. Rikthehet shtrenjtimi i jetesës për shqiptarët
Kostoja e jetesës së shqiptarëve u rikthye në rritje gjatë muajit të kaluar, pas pesë muajsh rënie graduale, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave.
Buxheti, reduktohen disa sektorë
Sektorët më të rëndësishëm të buxhetit, si arsimi, shëndetësia, por edhe bujqësia do të marrin vitin e ardhshëm më pak fonde nga buxheti i shtetit. Naço: Digat nën kontroll
Të gjithë e mbajmë mend katastrofën që u shkaktua nga përmbytjet për dy vjet me radhë në Ultësirën e Shkodrës.
Asnjë hetim nuk u zhvillua për të treguar se përse ndodhi kjo, por opozita akuzoi ish-ministrat e Ekonomisë, Prifti e Meta, për keqmenaxhim të rezervave ujore në hidrocentralet e Drinit.

Lajmet kryesore

Puna jashtë orarit, pa pagesë edhe për 2012
Buxheti i shtetit nuk parashikon shpenzime shtesë
21 janari, qeveria harxhoi fondin rezervë
Kthehen lëkundjet në Turqi, 5 të vdekur
Greqi, rikthehen negociatat
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›