E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puna jashte orarit pa pagese edhe per 2012


Punonjësit e administratës publike ka gjasa që do të mbeten edhe në vitin 2012 pa pagesë për punën jashtë orarit apo ditëve të pushimit, pasi buxheti i shtetit nuk ka programuar fonde për këto pagesa.

Lajmi bëhet i ditur nga relacioni që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2012 dhe që është publikuar nga Ministria e Financave.

Sipas kodit të punës, punonjësit e administratës publike meritojnë të paguhen për orët shtesë në masën 1.2 herë më shumë se sa paguhen për punën e zakonshme, por qeveria, me një vendim të posaçëm këtë vit vendosi ta heqë pagesën në para duke rekomanduar që puna jashtë orarit të paguhet me pushim shtesë në masën 1.2 herë.

Kjo masë i detyroi punonjësit e administratës publike të kthejnë pagesat për orët shtesë që patën marrë për vitin 2011 si dhe për pagat shtesë që patën marrë për moskryerjen e pushimeve në vitin 2010.

Sipas gazetës "Shqip", kjo qe një masë që mendohej se ishte e përkohshme, për shkak të vështirësive financiare të qeverisë të shkaktuara nga kriza.

Por sipas relacionit të buxhetit të vitit të ardhshëm, ka gjasa që kjo masë të jetë e vlefshme së paku edhe për një vit.

“Fondi i pagave është përllogaritur duke mbajtur në konsideratë rritjen e përgjithshme të pagave, duke filluar nga data 15 korrik 2011, VKM nr. 463, datë 16.06.2011 ‘Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në disa nga institucionet shtetërore’, i ndryshuar si edhe VKM nr.472, datë 02.07.2010 ‘Për disiplinimin e përdorimit të fondeve buxhetore’ i ndryshuar”, thuhet në relacionin shoqërues të projektbuxhetit të vitit 2012.

Vendimi për disiplinimin e përdorimit të fondeve buxhetore i urdhëroi të gjitha ministritë të mos kryejnë pagesa për punë jashtë orari, të mos paguajnë dieta dhe të lejojnë udhëtimet jashtë shtetit vetëm në raste të rralla, me miratimin e titullarit të institucionit.

Policia e Shtetit qe sektori që u prek më shumë nga ky vendim. Zyrtarët e këtij institucioni, të cilët patën paguar orë shtesë për policët gjatë ngjarjeve të 21 janarit si dhe gjatë zgjedhjeve vendore dhe se konvertimi i orëve shtesë me pushime shtesë rrezikonte ta linte vendin praktikisht pa policë.

Qeveria e ndryshoi këtë vendim dhe i dha mundësi Ministrisë së Brendshme të mos e zbatonte po ta shihte të arsyeshme.

Megjithatë, vendimi në tërësi mbetet në fuqi dhe Ministria e Financave nuk ka programuar fonde për mbulimin e punës gjatë orarit që punonjës të administratës mund të kryejnë gjatë vitit të ardhshëm.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia KESH në vështirësi financiare
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, kompania nën pronësi. shtetërore që kryen furnizimin me energji elektrike të vendit, është aktualisht në vështirësi financiare dhe ka kërkuar trefishim të çmimit me të cilën e shet energjinë, një rritje kjo që duket se është e vetmja zgjidhje. Malaj: Pakt politik për borxhin
Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, propozoi në kuvend një marrëveshje të gjerë politike për të ulur borxhin publik dhe vënë nën kontroll financat e vendit. Rikthehet shtrenjtimi i jetesës për shqiptarët
Kostoja e jetesës së shqiptarëve u rikthye në rritje gjatë muajit të kaluar, pas pesë muajsh rënie graduale, bëhet e ditur nga Instituti i Statistikave.
Buxheti, reduktohen disa sektorë
Sektorët më të rëndësishëm të buxhetit, si arsimi, shëndetësia, por edhe bujqësia do të marrin vitin e ardhshëm më pak fonde nga buxheti i shtetit. Naço: Digat nën kontroll
Të gjithë e mbajmë mend katastrofën që u shkaktua nga përmbytjet për dy vjet me radhë në Ultësirën e Shkodrës.
Asnjë hetim nuk u zhvillua për të treguar se përse ndodhi kjo, por opozita akuzoi ish-ministrat e Ekonomisë, Prifti e Meta, për keqmenaxhim të rezervave ujore në hidrocentralet e Drinit.

Lajmet kryesore

21 janari, qeveria harxhoi fondin rezervë
Paratë shkuan për pajisje anti-protestë
Kthehen lëkundjet në Turqi, 5 të vdekur
Greqi, rikthehen negociatat
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›