KESH, nis vendosjen e 71 mije matesve
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka filluar instalimin e 71 mije matesve te fundit per konsumatoret. Sipas KESH-it, eshte kontraktuar sasia e fundit e 60 mije matesve te rinj te energjise elektrike per konsumatoret familjare, si e dhe 11 mije mates per bizneset. Nga ana tjeter, burime nga korporata bejne te ditur se eshte pergatitur skema e instalimit te tyre, por kerkohet bashkepunim i menjehershem me konsumatoret. Tashme te gjithe konsumatoret duhet te perfundojne lidhjen e kontrates me KESH-in si dhe pagesen perkatese, me qellim qe t'u vendosen matesit e rinj elektrike. Nderkohe, mesohet se per cdo konsumator qe nuk do te permbushe detyrimet, do te zbatohen procedurat e parashikuara ne ligj, deri ne mos lidhje apo prishje te kontratave ekzistuese. Procesi i vendosjes se matesve te rinj nisi ne vitin 2006, por ai u shoqerua me mjaft probleme, duke ndikuar direkt ne rritjen e nivelit te vjedhjes se energjise elektrike.