E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH siguron energjine deri ne mars

Koorporata Elektroenergjetike po merr të gjitha masat për të siguruar energjinë deri në fund të muajit mars. Rrethanat aktuale favorizojnë KESH-in. Kaskada e Drinit është duke punuar me kapacitet të plotë dhe prodhimi i energjisë elektrike ka arritur maksimumin, në 19 milionë kilovat orë. Burime zyrtare pranë KESH-it bëjnë me dije se importi është i siguruar për të gjithë muajin janar. Energjia që po blihet aktualisht është në nivele minimale, rreth 2 milionë kilovat orë në ditë. Mësohet se çmimi i energjisë elektrike shkon mesatarisht 55 euro për megavat orë. Aktualisht niveli i Fierzës është ne nivelet normale duke arritur në kuotat e 276 metrave, ndërkohë që prurjet janë minimale.
KESH u ngarkua të sigurojë energjinë e importuar pas problemeve financiare të CEZ Shpërndarjes. Çdo faturë e blerjes së energjisë nga tregjet e huaja, do t’i faturohet kompanisë ceke.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›