E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie fluksi i kalimeve ne kufi

Bie fluksi i lëvizjeve në Pikat e Kalimit Kufitar. Emigrantët ata që përbëjnë edhe ngarkesën më të madhe të kalimeve për festat e krishlindjeve dhe fundvitit, janë kthyer në vëndet ku punojnë dhe jetojnë.

Gjatë të premtes vetëm në Kakavije kanë dalë 4243 shtetas dhe 851 mjete, ndërsa fluksin sa vjen e bie.

Sipas Policisë Kufitare dhe Migracionit, vetëm në 11 ditë, nga data 24 Dhjetor deri mbrmëjen e 4 Janarit, në Shqipëri kanë hyrë 150 596 shtetas shqiptarë dhe 63 416 shtetas të huaj.

Nga këta 135 400 shtetas shqiptarë kryesisht emigrant që ktheheshin në vëndet e punës, janë regjistruar në dalje nga territori i Shqipërisë.

E vetmja pikë e kalimit kufitar që vijon të ketë ngarkesë maksimale është ajo e Morinës ku vetëm të premten në 4 Janar, kanë hyrë 6356 shtetas nga Kosova dhe 1591 mjete.

Policia Kufitare vijon të punojë me kapcitete të plote pune në sportelet e përpunimit të shtetasve, si edhe me sportele dhe personel shtesë, deri në një vendim që pritet të merret javës tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›