KESH tender per shitjen e 200 milione kv/h energji
Korporata Energjetike Shqiptare, KESH, ka mbyllur tenderin per shitjen e 200 milione kilovat/ore energji gjate muajit shkurt. Drejtori i Korporates, Muharrem Stojku tha se ashtu si edhe gjate janarit bleresit kryesore jane shpallur kompanite "EGL", "EFT" dhe "Rudnap". "Ne e kemi zhvilluar tenderin para dy ditesh dhe kane dale fituesit qe jane perseri dy kompani zvicerane dhe nje serbe. Sasia qe do te shesim per kete muaj eshte afersisht 202 milione kilovat/ore gjate gjithe muajit ose me nje mesatare ditore 7.2 milione kilovat/ore ne dite. Cmimi eshte afersisht 45-50 euro per nje mega",-tha Stojku. KESH po perfiton rreth 10 milione euro ne muaj nga shitjet e energjise. Gjate janarit jane shitur 10 milione kilovat/ore energji ne dite. E gjitha kjo po mundesohet nga situata e kenaqshme hidrike, e cila e shfaq treguesin pozitiv ne hidrocentralin e Fierzes. "Nivelet jane normale. Ne Fierze jemi ne 287.6 metra. Me eksportet qe po bejme mendojme qe deri ne fund te muajit te ulemi me 1 meter, pra te shkohet ne afersisht ne 286.5 meter dhe ne fund te muajit shkurt mendojme te shkojme ne 284-285 meter sepse marsi parashikohet perseri me shira",-tha Stojku. Aktualisht KESH prodhon 26 milione kilovat/ore ne dite. Diferenca me eksportin, rreth 16 milion kilovat/ore ne dite i shitet OSSH e cila furnizon tregun e brendshem.