E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja ne tunel stabilizohet, celja ne vere 2010

Blerina Hoxha
Shembja qe kishte ndodhur ne njerin nga tunelet e rruges se re Durres-Kukes eshte stabilizuar dhe se te gjitha punimet po vijojne brenda afateve te percaktuara nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve. Burimet zyrtare te konsorciumit "Bechtel-Enka" ne njoftimin per mediat dje, sqaruan se "pas shembjes se dheut te ndodhur me 5 nentor 2009 eshte implementuar stabilizimi i punimeve ne te dy tunelet ne te gjithe zonen ku ka pasur problem gjeologjike dhe zona te cilesise se dobet shkembore. Te njejtat burime njoftuan se, punimet ne tunel vazhdojne sipas afateve te percaktuara nga DPR dhe kompanite dizenjuese te tunelit. Momentalisht ne tunel punojne 10 ekipe me nje numer total prej 200 punetoresh. "Bechtel" njofton se, puna vazhdon paralelisht ne te dy tubat e tunelit, diten dhe naten. Kompania qe po kryen punimet ka njoftuar se, dizenjimi i rishikuar parashikon qe izolimi primar i zonave te pabetonuara, te kryhet ne nje trajte ovale dhe forcimi te behet permes betonimit e forcimit me struktura hekuri. Izolimi perfundimtar sipas dizenjimit te rishikuar parashikon riforcim me 500 mm beton. Per te minimizuar levizjet dhe per te siguruar stabilitet unaza e tunelit eshte mbyllur ne nje seksion prej 12m para se te avancohet ne seksionet e tjera. Nga ana tjeter burimet nga Ministria e Transporteve sqarojne se per riparimin e shembjes po perdoret varianti gjerman dhe austriak per eliminimin e avarise. Shpenzimet shtese, ende nuk jane bere publike nga ana e kompanise. Sipas Olldashit, jane kompani gjermane dhe austriake me specialistet me te mire ne bote, qe kane punuar per projektin e eliminimit te avarise dhe kane dhene zgjidhjet e duhura, te cilat po vihen ne zbatim nga ana e kompanise ndertuese. Ne gjatesine prej rreth 1 kilometer qe gjendet ne mesin e tunelit, ku ka ndodhur edhe shembja, ka ndryshuar edhe projekti fillestar i tunelit te Kalimashit. Ne baze te projektit te ri, ne kete pjese nuk do te perdoren me profilet e celikut ne forme harku qe jane te gatshme dhe qe importoheshin nga Italia apo Kroacia, por do te perdoret hekur i profilizuar, i cili perpunohet ne objekt dhe me pas vendoset ne te gjitha faqet e tunelit si ne tavan, faqet anesore dhe ne dysheme. Ne kete pjese, tuneli do te jete ne forme vezake dhe kater faqet e tij do te jene me hekur e beton, i cili do te jete teresor dhe jo ne cdo nje meter sic eshte ne pjesen tjeter te tunelit.
Njeri nga tunelet, gati per sezonin veror
Njeri nga tunelet e rruges se re Durres-Kukes, do te jete i kalueshem per automjetet ne fillim te sezonit veror te vitit 2010. Burimet nga Ministria e Transportit pohojne se tuneli do te jete aktiv me te gjithe aksesoret dhe teresisht i perfunduar. Nderkohe qe tuneli ne te cilin ka ndodhur shembja, do te perfundoje ne nje periudhe te mevonshme. Tuneli ne autostraden e re Durres-Kukes eshte mbyllur pa afat pak kohe me pare. Shkak jane bere rreshqitjet e dherave si dhe punimet per ndertimin e ketyre tuneleve, qe nuk kane perfunduar ende. Burime nga punonjesit qe po punojne ne tunel, shpjegojne se tuneli nuk do te funksionoje per disa muaj, per shkak se rregullorja teknike e ndertimit per nje veper te tille kerkon qe pas perfundimit, tunelet nuk duhet te frekuentohen nga automjetet. "Fjetja" e tunelit eshte domosdoshmeri per qendrueshmerine e strukturave njoftojne te njejtat burime. Mirepo perdorimi i parakohshem i tij eshte bere gjate periudhes se veres per te krijuar me shume lehtesi per turistet nga Kosova, te cilet mund te arrinin ne plazhet shqiptare per vetem 3 ore. Por nje nga arsyet se pse eshte bere mbyllja mesohet se jane punimet ne tunelin tjeter qe shtrihet paralel me tunelin aktiv. Kalimi i automjeteve sidomos atyre te renda ne tunelin aktiv krijon dridhje ne strukturat e tunelit te ri, ndaj dhe mbyllja e tunelit per disa kohe vjen si domosdoshmeri vec te tjerash edhe per perfundimin e krahut tjeter te tunelit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›