KFOR aksion per largimin e barrikadave

KFOR-i ka filluar të premten në mëngjes largimin e barrikadave te pika kufitare në Bërnjak.
Burime të Kosovapress-it nga veriu tregojnë se rreth orës 8.00 të mëngjesit është dëgjuar sirena që sinjalizon grumbullimin e serbëve, të cilët kanë filluar të mblidhen te kjo pikë kufitare për të penguar ushtarët e KFOR-it në heqjen e barrikadave.
Nderkohe mediat thone se situata ne terren eshte e tensionuar.
Që prej mesit të shtatorit barrikadat e bëjnë të pamundur qarkulimin e automjeteve nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës në atë jugore dhe anasjelltas.
Banorët që kalojnë përskaj saj janë lodhur nga kjo pamje e përditshme.Adem Mripa është banor i një lagjeje në veri të qytetit.
Ai thotë se çdo ditë ai dhe familja e tij kalojnë në urën kryesore mbi Ibër, përsipër barrikadës, ndërsa kërkon nga vendorët e ndërkombëtarët që ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem.
“Nuk dua sa ta mendoj nëse do të kthehen apo jo anëtarët e familjes, apo nëse do të mund të kaloj unë. Ne po jetojmë me një stres të madh se kur do të marrë fund kjo”, shprehet Mripa.
Sipas tij, jeta në pjesën veriore të qytetit, të banuar me shumicë serbe, është e pasigurtë. Edhe qytetarët e tjerë kërkojnë zgjidhjen sa më parë të kësaj çështjeje, në mënyrë që t’i kthehen jetës normale.
“Ne nuk jetojmë më në atë pjesë sepse ma kanë djegur shtëpinë. Por presim që ata persona që jetojnë atje, tek Lagjia e Boshnjakëve, tek Kroi i Vitakut, që ballafaqohen me këto barrikada, të ballafaqohen me mënyra të tjera”, thotë Muhamet Kosumi.
KFOR-i duket se është më shumë për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut, edhe pse kërcenon për forma të tjera.
Shumë takime janë zhvilluar me kryetarët e komunave paralele. Së fundi, në veri shkoi këtë të mërkurë edhe raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Bjorn Fon Sidove.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Demaçi: Mund të kandidoj për president
Një prej simboleve të luftës së UÇK-së në Kosovë, Adem Demaçi, pranoi për herë të parë publikisht ambiciet e tij për detyrën e presidentit, në një intervistë të botuar mëngjesin e sotëm në një revistë kosovare. Gjilan, debati për shtatoret e dëshmorëve
Privatizimi i egër në Kosovë i shoqëruar vazhdimisht me konteste pronësie sjell probleme edhe kur shtatoret e dëshmorëve duhet të lëvizin nga vendi. Fatin e keq po e përjeton shtatorja e dy dëshmorëve Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, në qendër te Gjilanit, por në truallin e një ndërmarrje tashmë të privatizuar. Kosovë, festonin me armë, arrestohen
Policia e Kosovës arrestoi tre persona në fshatin Dumnicë pas transmetimit të videos ku banorët e këtij fshati festonin me armë. Thaci rithekson: S’kemi konflikt me serbët
Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka përsëritur se qeveria e tij nuk është në konflikt me serbët që jetojnë në veriun e Kosovës.
Kosova, e treta në botë për azilkërkuesit
Kosova është vendi i tretë në botë për numrin më të lartë të azilkërkuesve, pas Afganistanit dhe Kinës dhe para Irakut dhe Iranit.
Lajmet kryesore
Mazhoranca miraton “plehrat”
Kuvendi rrëzoi me 73 vota kundër dekretin e Presidentit të Republikës, Bamir Topit
Rrëzohet kandidatura e Sali Shehut
Shteti, “luftë” me CEZ-in
Top Story, programi i PS-së