Shume diploma pak vende pune

Shumica dërrmuese e shqiptarëve që janë diplomuar gjatë dekadës së fundit nga universitetet publike e private kanë mbetur pa punë, ndërkohë që universitetet vijojnë të prodhojnë diploma pa perspektivë punësimi, bëhet e ditur nga ballafaqimi i të dhënave të ndryshme zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave.
Siç informon të premten gazeta “Shqip”, të dhënat e INSTAT tregojnë se që nga viti 2001 deri në vitin 2009, 65 mijë shqiptarë përfunduan shkollën e lartë, por ndërkohë punësimi në sektorin publik dhe atë privat jobujqësor u rrit me vetëm 16 mijë vetë, duke treguar se shumica dërrmuese e të diplomuarve ose janë të papunë ose janë larguar në emigrim dhe diploma nuk po i vlen për asgjë.
Universitetet shqiptare diplomuan 4600 studentë në vitin 2001, por numri i të diplomuarve u rrit me shpejtësi pas vitit 2006 duke arritur kulmin në vitin 2009 me 13 mijë të diplomuar brenda një viti. Ndërkohë, tregu i punës gjatë të gjithë kësaj kohe nuk njohu asnjë përmirësim të dukshëm.
Në vitin 2001, Shqipëria kishte 394 mijë të punësuar me pagë në sektorin jobujqësor, nga të cilët sektori shtetëror kishte 189 mijë të punësuar ndërsa sektori privat punësonte 205 mijë vetë. Në vitin 2010, në Shqipëri pati 410 mijë të punësuar, nga të cilët, 167 mijë qenë në sektorin publik dhe 230 mijë në sektorin privat.
Kjo rritje e punësimit me 16 mijë vetë ose më pak se 2 mijë vende pune mesatarisht çdo vit, është tërësisht e pamjaftueshme për të dhënë punë për të diplomuarit, të cilët duket se marrin diploma shumë të ndryshme nga nevojat e tregut.
Diplomat
Universitetet publike kanë lëshuar 60 mijë diploma nga viti 2001 deri në vitin 2009, nga të cilat, 12 mijë kanë qenë diploma në degë të ndryshme të ekonomiksit, 4500 në drejtësi, ndërsa Universiteti Politeknik i Tiranës ka diplomuar gjithsej 2500 vetë, shumë prej të cilëve janë diplomuar për inxhinieri makinash, ndërsa prej vitesh, është minimal numri i të diplomuarve për inxhinieri elektronike, që konsiderohet si dega më me perspektivë e botës së sotme.
Në inxhinieri elektronike, Shqipëria gjatë kësaj periudhe ka diplomuar 370 vetë, shumica në periudhën para vitit 2005, ndërsa pas këtij viti janë diplomuar vetëm 37 vetë. Të diplomuarit në ekonomi në periudhën 2000-2008 patën shance të konsiderueshme punësimi, gjë që u shkaktua nga fakti që në këtë kohë Shqipëria ndërtoi sistemin bankar si dhe sektorin e sigurimeve.
Por, pas vitit 2008, edhe ky sektor duket se nuk po punëson më të rinj, ndërkohë që numri i të diplomuarve po rritet me ritme të larta si pasojë e hapjes së universiteteve private. Më me pak siguri duket e ardhmja për të diplomuarit në drejtësi. Në dekadën e fundit janë diplomuar 4500 vetë, ku universitetet e rretheve kanë qenë shumë aktivë. Ndërkohë, mijëra të tjerë presin të marrin diplomën në drejtësi në dy-tre vitet e ardhshme.
E ardhmja me kokë nga pas
Nuk është e qartë se ku do të gjejnë vende pune mijëra studentë që aktualisht po studiojnë në universitetet private, shumica në shkenca shoqërore si ekonomiks, juridik apo shpesh edhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Shqipëria nuk ka bërë ndonjë përpjekje për të nxitur të rinjtë t’i hyjnë karrierës së fushave që kanë më shumë perspektivë në tregun ndërkombëtar. Projektet e qeverisë për rritjen e depërtimit të internetit apo rritjen e njohurive të nxënësve dhe studentëve mbi kompiuterat janë kufizuar në përdorimin e tyre, por jo në zhvillimin e programeve.
Shqiptarët, nga ana e tyre duken ende të provojnë shansin në profesionet tradicionale, të cilat vështirë se do të mund të ofrojnë punë. Universiteti Bujqësor i Tiranës, përshembull, ka diplomuar më shumë njerëz në Ekonomi dhe Politika Agrare se sa ka diplomuar në degën drejtim Ferme e Agrobiznes, duke krijuar përshtypjen se politikbërësit e bujqësisë në të ardhmen do të jenë më të shumtë në numër se sa menaxherët e bujqësisë.
Shqipëria konsiderohet si vendi kampion në të gjithë Europën për nga numri i lartë i universiteteve. Përveç universiteteve publike, në vend operojnë edhe dyzina universitetesh private.
Universitetet private vlerësohet se qarkullojnë deri në 50 milionë euro në vit duke marrë parasysh numrin e studentëve dhe tarifat vjetore të deklaruara, ndërsa bilancet e tyre të dorëzuara në administratën tatimore tregojnë për xhiro pesë herë më të vogël.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Shkatërrimi i Drinit të Bardhë
Drini i Bardhë është një lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Sipas vlerësimeve, lumi Drin kalon në 122 km në drejtimin veri-jug, duke mbledhur edhe ujrat e Lumëbardhit të Pejës, Erenikut dhe Lumëbardhit të Prizrenit. Një nga pasurit e këtij Lumi është edhe Ura e Shenjtë. Dëmtohen pyjet në Karaburun
Zona pyjore në gadishullin e Karaburunit është dëmtuar nga prerja e pemëve, kryesisht e drurit të quajtur valanidhi. Lagjet e reja pa ujë të pijshëm
Drejtori i ujësjellësit të Tiranës, Sahit Dollapi, i kërkon Ministrit të Puneve Publike që planet urbanistike t’i parashtrohen edhe ndërmarrjeve të ujesjellësave për të ditur se ku do të ndërtohet, pasi siç dhe ka ndodhur në shumë raste, në Tiranë është ndërtuar në zona ku nuk ka pasur infrastrukturë ujësjellësi dhe qytetaret vuajnë ende mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Qytetarët kundër importit të mbetjeve
Qindra qytetarë dhe përfaqësues të shoqërise civile janë vendosur para parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për importin e mbetjeve. Ndërsa deputetet diskutonin në kuvend pro dhe kundër ligjit, përfaqësuesit e shoqërise civile kanë sjellë argumenta përse nuk e duan këtë ligj. Memaliaj, miniera e shkatërruar plotësisht
Miniera e qymyrgurit në Memaliaj ka filluar të shfrytëzohet dhe të kthehet në një qendër të mirëfilltë indistriale që prej vitit 1946, vit kur është themeluar edhe qyteti me të njëjtin emër.
Lajmet kryesore
Mazhoranca miraton “plehrat”
Kuvendi rrëzoi me 73 vota kundër dekretin e Presidentit të Republikës, Bamir Topit
Rrëzohet kandidatura e Sali Shehut
Shteti, “luftë” me CEZ-in
Korçë, gjendet trupi i pajetë i një 23-vjeçari
Top Story, programi i PS-së