E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR dhe EULEX nisin heqjen e barrikadave


Trupat e KFOR-it dhe EULEX-it nisën aksionin për heqjen e barrikadave të serbëve në veri të Kosovës.

Mësohet se EULEX ka marrë nën kontroll barrikadën në pikën kufitare në Bërnjak, ndërsa KFOR ka shtuar prezencën kudo në veri, duke ngritur pika të reja kontrolli.

Gjithashtu, KFOR po vazhdon largimin e barrikadave që dërgojnë serbët në pikën kufitare 31. KFOR u ka bërë thirrje serbëve që të shpërndahen dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Trupat ndërkombëtare kanë arritur të heqin barrikadën në fshatin Jegenicë, gjatë rrugës për në Bërnjak. Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press”, KFOR ka përdorur gaz lotsjellës ndaj serbëve që kanë tentuar të pengojnë heqjen e barrikadave.

Ndërkohë, presidenti serb Boris Tadiç i ka kërkuar KFOR-it dhe EULEX-it përmbajtje në veprimet e tyre. Gjithashtu, Tadiç u ka bërë thirrje përfaqësuesve të serbëve lokalë të marrin vendime në interes të qytetarëve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tadic, letër serbëve të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka dërguar një letër për serbët e Kosovës, ku i fton ata që të shmangin dhunën. Barrikadat, nuk ka marrëveshje
Nuk ka marrëveshje ndërmjet përfaqësuesve të serbëve në veri dhe përfaqësuesve të KFOR-it dhe EULEX-it për heqjen e barrikadave në këtë pjesë të Kosovës. Peshkopi serb: KFOR, më keq se nazistët
Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Amfilohije e ka krahasuar praninë e misioneve ndërkombëtare në Kosovë me pushtimin e Serbisë nga Gjermania e Adolf Hitler. Kosovë, sulmohet selia e LDK-së
Selia qendrore e partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë objekt i një sulmi vandal gjatë orëve të natës. “Haradinaj”, gjyqtari kritikon prokurorin
Trupi gjykues i cështjes “Haradinaj” në Hagë ka kritikuar ashpër prokurorin e cështjes, Paul Rogers, se ka vepruar në shkelje me rregullat lidhur me një dëshmitar.

Lajmet kryesore

Durrës, fundoset anija, dy të mbytur
Forcat e armatosura kërkojnë ekuipazhin
Fotoja në TCH, Frattini zihet ngushtë
Historia e Lavitolas me Shqipërinë
Në Shqipëri, “procesi sapo ka nisur”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›