Durres fundoset anija dy te mbytur

Foto arkiv Një anije tregtare është mbytur në brigjet e Durrësit, pasi është përplasur në orët e para të së enjtes me një traget të linjës Durrës-Bari.
Mësohet se 2 persona që po udhëtonin me anijen janë mbytur, ndërkohë që 2 të tjerë janë shpëtuar.
Anija “Reina 1” u mbyt pasi u përplas me tragetin e linjës Durrës-Bari, “Ankara”.
Anija, e cila u mbyt 20 milje larg brigjeve shqiptare, mbante flamur maltez dhe kishte pronar një shtetas turk. Sipas të dhënave paraprake, në anijen e mbytur “Reina 1” ndodheshin 10 persona.
Dy marinarët e shpëtuar janë Ahmet Seiçit dhe Ahmet Bau, 51 dhe 38 vjeç. Mjetet e rojes bregdetare transportuan dy viktimat dhe dy të mbijetuarit në qytetin e Durrësit.
Ndërkohë, forcat e armatosura dhe policia kufitare vazhdojnë kërkimet për të humburit. Ndërsa autoritetet lokale kanë ngritur shtabin e emergjencës, i kryesuar nga prefekti i qarkut Genci Alizoti.
Mësohet se nuk ka asnjë rrezik për 196 udhëtarët e tragetit “Ankara”. Përplasja dyshohet se ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor të drejtuesve të tragetit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Tre të plagosur në Shkodër
Tre persona janë plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit “Ura e Thive”. Kapet vrasësi i Kavajës
Njeriu që terrorizoi për ditë të tera segmentin rrugor Kavaje – Lushnjë, i cili pasi ekzekutoi një taksist dhe vrau një roje karburanti u arrestua nga policia mesnatën e se martës. Bulqizë, ndërpritet puna
Minatoret e Bulqizës bojkoktuan punën të mërkurën në minierë, në shenjë proteste për tragjedinë e një dite më parë. Po ashtu u zhvillua edhe ceremonia e varrimit te minatorit qe humbi jeten, Naim Shyti. Tre minatorë në spital
Tre nga minatorët e plagosur nga shpërthimi i gazit në minieren e kromit Bulqizë janë dërguar për kurime të mëtejshme në Spitalin Amerikan në Tiranë disa ore pasi morën ndihmën e urgjencës në Spitalin Ushtarak.
Trevizo, shkatërrohet banda e shqiptarëve
Policia e Trevizos ka shkatërruar në një operacion policor një organizatë italo-shqiptare që shfrytëzonin prostitucionin.
Lajmet kryesore
KFOR dhe EULEX nisin heqjen e barrikadave
Hiqen bllokadat në pikën kufitare të Bërnjakut
Fotoja në TCH, Frattini zihet ngushtë
Historia e Lavitolas me Shqipërinë
Në Shqipëri, “procesi sapo ka nisur”