E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i dhe serbët me një pikë kontrolli?

Kryetari i komunës paralele të Zubin-Potokut, Slavisa Ristiç pritet të firmosë një marrëvedhje me KFOR-in për largimin e barrikadave në fshatin Jagnjenicë në veri të Kosovës.
 

Sipas Blic, Ristiç, ia ka dalë të bindë pjesëtarët e KFOR-it që në mes të barrikadës të jetë një pikë e përbashkët kontrolli, ku përveç pjesëtarëve të KFOR-it të jenë edhe policët serbë.
 

Sipas mediave kosovare më shumë detaje për marrëveshjen pritet të publikohet më vonë gjatë ditës.


Pohohet se Ristiç ka mbështetjen e kryetarëve ilegjitimë të komunave të tjera për formimin e pikës së kontrollit të përbashkët me KFOR-in.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›