E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Ashures, Baba Edmondi uron besimtarët bektashinj

Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Baba Edmondi ka uruar sot të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e festës së Ashures. Në urimin e tij, Baba Edmondi i bëri thirrje për më shumë paqe, dashuri, vllazëri për të ecur në rrugën e zotit.
 

Dita e Ashures është një ndër ditët e shënuara për besimtarët bektashinj, të cilët me anë të saj adhurojnë dhe i afrohen Zotit. Ajo është një festë e cila fokusohet kryesisht tek profetët, të cilët janë dërguar para profetit të fundit, Muhamedit a.s.
 

Si dita e Ashures, njihet 10-ditëshi i parë i muajit Muharrem në kalendarin arab. E gjithë bota myslimane e kujton këtë ditë si ngjarjen më të dhimbshme në historinë e njerëzimit. Origjina e festës nis nga Iraku. Në fushën e Qerbelasë, 1400 vjet më parë u masakruan nipi i profetit Muhamed, Imam Hyseni, së bashku me 72 shehid (dëshmorë).
 

Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë nga një ushtri agresore, së bashku me 72 shokët e tij u martirizua. Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit. Festa kremtohet ditën e dhjetë të tij. Kjo periudhë kohore nënkupton për besimtarët bektashinj zi, në kujtim të të rënëve të Qerbelasë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›