E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i merr nen kontroll rrugen e Adriatikut


Nata e kaluar në veri ka qenë e qetë, por nën tensione. Në barrikadën në Jegenicë, ushtarët e KFOR-it dhe banorët serbë kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit.

KFOR-i ka arritur që rreth orës 1.00 të mëngjesit të së premtes të vendosë nën kontroll gjithë rrugën e Adriatikut, duke përfshirë këtu edhe fshatit Zupç.

Kurse në Bërnjak forcat e KFOR-it kanë marrë vendkalimin dhe kanë zgjeruar zonën e kontrollit.

Nëpër këto pjesë vërehen forca të shtuara të ushtarëve të KFOR-it, ndërkohë që gjithçka që kalon në këtë drejtim i nënshtrohet një kontrolli të rreptë të tyre.

Operacioni i KFOR-it ka nisur që të enjten në mengjes, duke larguar fillimisht barrikadat në Bërnjak, duke vendosur kontrollin e tij.

Pak minuta më vonë, në Cabër filluan të mbërrijnë edhe kolonat e para të KFOR-it. Janë mbi 300 automjete të ndryshe, ndërsa betoni mbi urën në hyrje të Zupces është hequr pa problem dhe tani rruga është e hapur.

KFOR-i ka arritur 3 km përtej rrugës se fshatit Cabër duke iu afruar barrikadës së madhe. Këtu raportohet se KFOR ka vendosur edhe tela me gjemba.

Gjatë ndërhyrjes në Jagjenicë, KFOR-i është sulmuar me gurë nga turmat e serbëve cfarë ka sjellë edhe 8 të lënduar në radhet e forcës shumëkombëshe.

Gazetarja e Top Channel Arta Berisha raportoi se mbi fshatin Cabër në kodrën më të lartë, në vijë ajrore rreth 800 metra nga barrikada e Zupces dhe Jagonicës është vendosur KFOR-i gjerman dhe austriak dhe se shihen përgatitje për ndërtimin e një kampi afatgjatë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KFOR nis “çlirimin” e Mitrovicës
KFOR-i ka nisur një operacion të madh në Zupce dhe Bërnjak. Në orën 1 e 45 të mëngjesit të së enjtes KFOR-i ka larguar serbët nga barrikadat në Bërnjak, duke vendosur kontrollin e tij.
KFOR: Operacioni në veri, i suksesshëm
Komanda e KFOR-it ka deklaruar se, operacioni për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe zhbllokimin e rrugëve në pikat kufitare 1 dhe 31 ka rezultuar i suksesshëm. Kosovë, skandali me sigurimet
Dyshimet se rreth 1 milion e 200 mijë euro para të kompanive të sigurimeve janë keqpërdorur, kanë çuar në burg 13 persona me influencë në sektorin e drejtësisë, ekonomisë dhe të shoqërisë kosovare, kryesisht nga tregu i sigurimeve. KFOR dhe EULEX nisin heqjen e barrikadave
Trupat e KFOR-it dhe EULEX-it nisën aksionin për heqjen e barrikadave të serbëve në veri të Kosovës.
Tadic, letër serbëve të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka dërguar një letër për serbët e Kosovës, ku i fton ata që të shmangin dhunën.

Lajmet kryesore

Arvizu: Reforma, për eliminuar korrupsionin
Berisha: Ftoj opozitën të bashkëpunojë
Meta i telefonoi Lavitolas
Durrës, rinisin kërkimet në det
Itali, trafikonin drogë, në pranga 2 shqiptarë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›