E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR mbetet me 5-6 mije ushtare

BRUKSEL-NATO-ja keto dite do te hyje ne te ashtuquajturen fazen e dyte Gate 2 ne procesin e transformimit dhe reduktimit te pranise se saj ne Kosove permes misionit te KFOR-it. Vendimi tashme eshte pergatitur nga Keshilli i NATO-s bazuar edhe ne sugjerimet dhe analizat e autoriteteve ushtarake dhe pritet vetem renia dakort e vendeve pjesemarrese te KFOR-it qe ky vendim te behet zyrtar.
NATO-ja ne kete faze ne te cilen do te hyje do te zvogeloje pranine nderkombetare ushtarake ne Kosove ne faza deri ne pak me shume se 5 000 ushtare. Arsyetimi i NATO-s per kete vendim do te jete fakti se ne Kosove eshte permiresuar situata e pergjithshme e sigurise se NATO-ja ka nevoje per nje prani e cila do te jete me e vogel por me e levizshme ne Kosove dhe se ne Kosove NATO-ja nuk eshte i vetmi aktor ne aspektin e sigurise.

Por ne NATO pohojne se pa marre parasysh zvogelimin Aleanca do te mbaje ne Kosove gjithmone aq ushtare sa do te jete e domosdoshme per te siguruar nje ambient te sigurt dhe stabil ne Kosove per te gjithe qytetaret.

Keto aranzhime thone ekspertet e NATO-s do te bejne te mundshem qe te reagohet ne menyre dhe kohe te duhur ne rast te kercenimeve te situates se sigurise cfare kane qene trazirat e marsit te vitit 2004 apo sulmet ne vendkalimet kufitare me Serbine ne shkurt te vitit 2008.
NATO-ja hyri ne Kosove me rreth 50.000 ushtare ne mesin e qershorit te vitit 1999 pas perfundimit te fushates ajrore per clirimin e Kosoves. Gradualisht numri i ushtareve ishte zvogeluar me permiresimin e situates se sigurise. Aktualisht vleresohet se kercenimet potenciale te sigurise ne Kosove nuk jane te natyres ushtarake por jane me shume per shkak te tensionimeve politike apo krimit te organizuar.
Prania e NATO-s ne Kosove ka qene gjithmone e mbeshtetur fuqishem nga popullata. Edhe tani NATO vazhdon te jete organizata me besimin me te madh nder qytetaret e Kosoves dhe madje pa dallim perkatesie etnike.
Disa shtete anetare te NATO-s duke mos pritur as zyrtarizimin e vendimit te Keshillit te NATO-s kishin bere publike vendimet e tyre per terheqje te plote te ushtareve te tyre nga Kosova.

d.b/Koha.net/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›