Rasmussen Trupat KFOR ne Kosove do pergjysmohen

Bruksel 29 tetor NOA - Numri i trupave nderkombetare te KFOR-it ne Kosove do te ulet nga afro 10 mije qe eshte aktualisht ne 5 mije ushtare gjate muajve te ardhshem.
Nje fakt te tille e ka bere me dijeni vete sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen sipas te cilit nje mase e tille do te ndermerret pasi situata e sigurise ne Kosove eshte permiresuar dhe se institucionet vendase po aftesoheshin gjithnje e me shume per te marre persiper misione ne fushen e sigurise.
Projekti per reduktimin e forcave te KFOR ka kohe qe diskutohet ne autoritetet e larta te aleances se Atlantikut te Veriut dhe duket se nje vendim i tille eshte marre pasi ky vend ka reflektuar permiresime ne fushen e sigurise pavaresisht disa incidenteve ne veri te vendit.
n.e/NOA