KHARKIV – Katër viktima e disa të plagosur prej sulmeve ruse

KHARKIV, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Forcat ruse lëshuan gati 300 dronë dhe dhjetëra raketa të llojeve të ndryshme mbi Ukrainë gjatë natës.
“Natën e 13 janarit, armiku sulmoi me 18 raketa balistike Iskander-M dhe raketa anti-ajrore të drejtuara S-300, si dhe shtatë raketa Iskander-K”, thuhet në deklaratën e ministries së Mbrojtjes.
Rusët përdorën 293 dronë Shahed, Gerbera dhe raketa të tjera.
Numri i të vdekurve nga sulmi rus gjatë natës në qytetin verilindor ukrainas të Kharkiv është rritur në katër të vdekur dhe gjashtë të plagosur, raportoi guvernatori rajonal Oleg Synegubov në Telegram.
Kryetari i bashkisë Igor Terekhov shpjegoi se një ‘’dron goditi një strukturë mjekësore pediatrike, duke shkaktuar një zjarr’’. /os/