KIEV – Shmyhal: Ukraina e vendosur për të vazhduar bashkëpunimin me SHBA-në

KIEV, 4 mars /ATSH/ – Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal deklaroi se vendi i tij është “i vendosur fort të vazhdojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara” pas lajmeve se SHBA po ndalon ndihmën për Kievin, sipas BBC.
Duke folur në një konferencë shtypi pak më parë, ai tha se Ukraina “do të vazhdojë përmes kanaleve diplomatike dhe të tjera të disponueshme” të punojë me SHBA-në për të “siguruar që Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të luftojnë për paqe të qëndrueshme”.
Ai thotë se ndihma ushtarake e SHBA është “kritike”, duke shtuar se mbështetja amerikane ka shpëtuar mijëra jetë ukrainase.
Shmyhal thotë se duhet të arrihet një marrëveshje paqeje, por se ajo duhet të jetë në “kushtet e Ukrainës… si viktimë” dhe se gjithashtu duhet të ketë një “dënim” për Rusinë.
Shmyhal thotë gjithashtu se Ukraina është “gati të nënshkruajë” marrëveshjen minerare që do t’i jepte SHBA-së akses në depozitat e Ukrainës të mineraleve të rralla.
Shmyhal falënderon Amerikën për tre vitet e mbështetjes së vazhdueshme.
Ai gjithashtu falënderon Evropën për mbështetjen e saj dhe i quan planet e shpallura së fundmi të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për financimin shtesë të mbrojtjes “një hap të parë të rëndësishëm”./ a.jor.