E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KIEV – Starmer-Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen 100-vjeçare Ukrainë-BM

KIEV, 16 janar /ATSH-ANSA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkruan sot zyrtarisht një pakt strategjik dypalësh, të quajtur “partneriteti 100-vjeçar”, duke konfirmuar mbështetjen politike, ushtarake dhe ekonomike të Londrës për Kievin në sfondin e luftës me Rusinë.

“Ne nuk do t’ju braktisim kurrë”, përsëriti kryeministri laburist gjatë nënshkrimit, në misionin e tij të parë si kreu i qeverisë në Ukrainë, pas vizitave të shumta të paraardhësve të tij konservatorë.

Ukraina u vizitua edhe nga Boris Johnson: i konsideruar nga Zelensky “një mik” dhe mbështetës i vijës së ashpër me Moskën.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›