E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Armëpushimi në Gazë, MEPJ mirëpret marrëveshjen dhe lirimin e pengjeve

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gazë. MEPJ vlerëson SHBA, Egjiptin dhe Katarin për ndërmjetësimin dhe realizimin e këtij armëpushimi.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se “është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon”.

“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve në Gazë, duke e njohur atë si një hap të domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit. Është thelbësore që zbatimi i kësaj marrëveshje të çojë në stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, lexohet në postim.

“Përgëzojmë përpjekjet e palodhshme ndërmjetësuese të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit në lehtësimin e këtij zhvillimi të rëndësishëm”, përfundon reagimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›