KIEV – Të paktën pesë të vdekur dhe pesë të plagosur pas sulmit rus në Ukrainën lindore

KIEV, 24 gusht /ATSH-DPA/- Të paktën pesë persona janë vrarë gjatë një sulmi artilerie ruse në qytetin Kostyantynivka në Ukrainën lindore, sipas autoriteteve lokale, të cilat thanë se pesë civilë të tjerë u plagosën kur predhat goditën një zonë banimi.
Kostyantynivka ndodhet në rajonin e Donetskut dhe vazhdimisht është nën shënjestrën e artilerisë ruse, ndërsa Moska e pretendon zonën si territorin e saj. Në shtator të vitit të kaluar, të paktën 15 njerëz u vranë gjatë një sulmi me raketa.
Forcat ushtarake ruse sulmojnë vazhdimisht qytetet ukrainase me raketa, artileri apo edhe bomba ajrore – sulme në dukje arbitrare që kanë çuar në një numër të madh viktimash civile ukrainase. //a.i/