E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEL AVIV – Sulmet izraelite në Siri vrasin tre luftëtarë pro Iranit

TEL AVIV, 24 gusht /ATSH-DPA/- Sulmet ajrore izraelite shënjestruan disa vende në Siri të premten, duke shkaktuar të paktën tre milici pro-iraniane dhe 10 të tjerë të plagosur.

“Sulmet shënjestruan postet në zonat rurale të Homsit dhe Hamës në Sirinë qendrore, duke përfshirë një depo armësh dhe pozicione ushtarake që strehojnë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe milicitë aleate të Iranit”, shtoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

“Sulmet e raportuara synonin gjithashtu pikat e shitjes së karburantit që u përkisnin sirianëve të lidhur me lëvizjen libaneze pro-Iraniane Hezbollah”, sipas mbikëqyrësit me qendër në Britani të Madhe.

Agjencia shtetërore e lajmeve siriane SANA konfirmoi sulmet, duke thënë se ato kishin plagosur shtatë civilë dhe shkaktuar dëme materiale.

“Sulmi kishte shënjestruar një numër postesh në rajonin qendror të Sirisë”, shtoi agjencia, duke cituar një burim ushtarak, pa dhënë detaje.

Ushtria izraelite nuk pranoi të komentonte mbi raportet.

Izraeli ka bombarduar objektiva në Siri për të parandaluar Iranin dhe milicitë aleate të tij – të zgjerojnë ndikimin e tyre ushtarak në vendin e shkatërruar nga lufta.

Sulmet izraelite në Siri janë shtuar që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit të kaluar.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›