KIEV – Ukraina kundërshton akuzat bjelloruse për provokim kufitar

KIEV, 29 qershor /ATSH-DPA/- Ukraina ka hedhur poshtë akuzat bjelloruse se po destabilizonte kufirin e tyre të ndërsjellë, duke këmbëngulur se nuk përfaqësonte një kërcënim, por thjesht po forconte linjat e saj të mbrojtjes.
“Nuk ka patur asnjë provokim, tha zëdhënësi i rojes kufitare Andriy Demchenko, në Kiev.
“Kërcënimi i vërtetë buron nga Bjellorusia. Ka mjaft trupa ruse të stacionuara atje”, tha Andriy Kovalenko, kreu i qendrës për luftimin e dezinformatave në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Ukrainës.
Ai akuzoi ushtrinë ruse për kufizimin e forcave ukrainase përgjatë kufirit me Bjellorusinë.
Forca e mbrojtjes kufitare të Bjellorusisë këtë javë njoftoi se po vendoste njësi shtesë përgjatë kufirit me Ukrainën në përgjigje të përgatitjeve të supozuara nga Ukraina për spiunazh dhe sabotim.
Lideri bjellorus Alexander Lukashenko është i varur nga Rusia, ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, dhe Bjellorusia ka qenë mbështetësja më e fortë e Rusisë në luftën e saj në Ukrainë.
Ndërsa trupat bjelloruse nuk janë përfshirë drejtpërdrejt, territori i vendit është përdorur nga forcat ruse për të sulmuar Ukrainën. /a/.i/