KIEV – Ukraina tërhiqet nga disa fshatra jugore pas luftimeve të ashpra me trupat ruse

KIEV, 11 nëntor /ATSH-DPA/- Ushtria ukrainase është tërhequr nga pesë fshatra në rajonin jugor të Zaporizhias pas luftimeve të ashpra me trupat ruse.
“Në verilindje të qytetit Huliaipole, fshatrat Yablukove, Rivnopillia dhe Solodke u vunë gjithashtu në qendër të betejës së ashpër”, tha sot Grupi i Ushtrisë Jug në Facebook.
Urdhri për tërheqje u dha pas shkatërrimit de facto të të gjitha strehimoreve dhe fortifikimeve pas zjarrit intensiv të artilerisë.
Vëzhguesit ushtarakë raportuan më herët avancimin e forcave ruse në këtë pjesë të frontit – ndërsa Rusia ka pretenduar pushtimin e disa vendeve.
Ukraina i ka rezistuar pushtimit rus për më shumë se tre vjet e gjysmë.
Në rajonet lindore të Ukrainës, Kharkiv dhe Donetsk, në veçanti, forcat e armatosura ukrainase janë tërhequr ngadalë por vazhdimisht nën presionin rus për muaj të tërë. //a.i/