E Diel, 1 Nëntor 2026

PARIS – Macron dhe Abbas planifikojnë krijimin e një komiteti për konsolidimin e shtetit të Palestinës

PARIS, 11 nëntor /ATSH-DPA/- Franca dhe Autoriteti Palestinez po planifikojnë të krijojnë një komitet të përbashkët për të punuar në konsolidimin e një shteti të ardhshëm palestinez.

Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të formonte një “panel të përbashkët” me Autoritetin Palestinez për të hartuar një kushtetutë të re për Palestinën.

“Ne vendosëm së bashku të krijojmë një komitet të përbashkët për konsolidimin e shtetit të Palestinës”, tha Macron, duke shtuar se kjo do të kontribuonte në hartimin e një kushtetute të re, drafti i së cilës presidenti Abbas ma paraqiti.

“Ky komitet do të merret me të gjitha aspektet ligjore, kushtetuese, institucionale dhe organizative”, tha sot presidenti francez, Emmanuel Macron pas bisedimeve me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas në Paris.

Pritet gjithashtu që komiteti të kontribuojë në hartimin e një kushtetute të re.

Abas shprehu mbështetje të plotë për krijimin e komitetit kushtetues dhe përsëriti thirrjen e tij që institucionet palestineze kalimtare në Rripin e Gazës të ruanin lidhjet me Autoritetin Palestinez.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vuri në dukje së fundmi se mbetet e paqartë nëse Autoriteti Palestinez, i cili administron një pjesë të Bregut Perëndimor, do të ketë një rol në Rripin e Gazës në të ardhmen.

Izraeli historikisht ka kundërshtuar marrëveshje të tilla.

Grupi militant palestinez Hamas, i cili ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007, ka kundërshtuar gjithashtu kontrollin e territorit nga Autoriteti Palestinez. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›